Vit i përpjekjeve të mëdha!

Vit i përpjekjeve të mëdha!

  Këtë periudhë e konsideroj si të suksesshme, sepse në të gjitha frontet kemi qenë aktiv dhe mendoj se ia kemi dalë. Në këtë vit me reprezentacionin e Kosovës, që për federatën tonë, është me shumë domethënie kemi arritur t'i zhvillojmë tri ndeshje. Natyrisht se janë pak, por kur të kihet parasysh fakti se ne jemi përqendruar që takimet t'i luajmë në terminin e FIFA-s dhe UEFA-s dhe duke patur parasysh embargon e ndeshjeve me reprezentacione, atëherë kujtoj se ka mjaftuar që edhe në këto kushte e rrethana të kënaqemi me tri takime. Sigurisht se dallohet ndeshja me Shqipërinë, e në veçanti ajo me Ksamaksin, ku audienca pati mundësinë ta shoh petkun dhe potencialin e ri të futbollistëve me të cilët disponojmë. Sa i përket rangut elit të futbollit tonë, mendoj se mbyllem një kampionat jashtëzakonisht interesant, kur deri në javën e fundit nuk dihej se kush do të bëhej kampion e kush do të largohej nga liga. Ndeshja e zhvilluar në Mitrovicë, ajo përcaktuese për titull ndërmjet Trepçës e Besës ishte hijeshia më e madhe e futbollit në vitet e fundit. Atmosfera ishte e paparë. Loja kaptinë në vete, kurse kremtja e Trepçës ishte për mbamendje. Interesante garat u bënë edhe në ligën e parë dhe në rangun e fundit, për të kuptuar se futbolli me pak përkushtim mund të organizohet edhe shumë më mirë. Energjia më e madhe edhe këtë vit ishte çështja e lobimit për tu ndërkombëtarizuar. U bë mjaftë e u arrit pak, por kryesorja është trasimi i rrugës, i zënies së miqve, i njohësve i afrimit tek dyert e FIFA-s dhe UEFA-s. Ky është misioni i lobimit dhe më mbanë shpresa e madhe se më në fund viti 2011 do të jetë vit i shpërthimeve të mëdha jo vetëm të futbollit të Kosovës!


Free Web Counter
Free Web Counter