Vijojnë përgatitjet e Bordit për stinorin pranveror

Vijojnë përgatitjet e Bordit për stinorin pranveror

  Derisa po vazhdon pushimi shumë i gjatë  për fubollistët, Bordi i klubit është në vlugun më të madhë të realizimit të objektivave që ka për stinorin pranveror.

Bëhet e ditur se askush nga lojtarët që kanë bartur barrën kryesore  nuk do të largohen nga klubi, ndërkoh që do të ketë edhe risi në aspektin e përforcimeve.
Drejtori i skuadrës, Hatmi Gashi, ka bërë disa herë vizita në Shqipëri, ku zakonishtë Liria ‘ka tregun’, sikurse në të kaluarën.
Ai, nuk preferon të flasë me emra, megjithëse shprehet optimistë për konsolidim të skaudrës dhe startë të suksesëshëm në pranveë.
‘Jemi duke përcjellur më vëmendje një lojtarë shkodran nga kampionati shqiptar.Është një talent i madhë dhe ate e kemi në ‘llupë’, tash një kohë të gjatë.Shpresoj të arrijmë marrëveshje të dyanshme.Bëhet fjalë për një futbollistë të ri dhe me perspektiv që luan në sulm’, ka thënë Gashi.

Ndërkoh, bëhet e ditur se lojtari kyq i mbrojtjes, Roland Duraku, do të jetë edhe më tej pjesë e ‘bardhezinjëve’.Ai, nuk ka arritur marrëveshje nga udhëtimi  në Kroaci me ndonje skuadër kroate dhe pritet që dhe në pranverë të veshë fanellën e Lirisë.

Poashtu, njohtohet se Klodian Sulollari dhe Ermin Gjananoviq, kanë shprehur dëshirën të kthehen në Prizren. Që të dy ishin pjesë e skuadrës nga qyteti i lashtë para gjashtë muajve, dhe cilësit e tyre janë të njohura.
‘Me Klodin dhe Gjananoviqin, jemi në kontakt dhe varësishtë nga interesi i dyanshëm do t’i angazhojmë’, ka thënë Hatmi Gashi, të martën.
Ndërkaq, Bordi shpejtë do të vendos në bashkëpunim me shtabin teknik edhe për planin e përgatitjeve për stinorin pranveror.


Free Web Counter
Free Web Counter