Rekordmeni i Kosoves..

Rekordmeni i Kosoves..

 Nëse ndodh që një ditë të bëhet ndonjë garë për futbollistët që i kanë ndërruar më së shumti klubet, atëherë nuk ka dyshim se konkurruesi më i madh do të jetë Krenar Kosumi, tashmë futbollist i Flamurtarit. Ai është vetëm 24 vjeçar, i cili gjatë karrierës 8-vjeçare ka ndërruar 7 klube kosovare dhe katër klube nga shtetet e tjera. Dashamirët e futbollit kanë pasur rast ta shohin Kosumin duke i mbrojtur fanellat e shumë skuadrave jo vetëm kosovare, por edhe më gjerë.
Janë 2 Korriku, KEK-u, Flamurtari, Prishtina, Trepça, Trepça ’89 dhe Ballkani, skuadrat kosovare fanellën e të cilave e ka bartur Kosumi, ndërkohë që ka qenë edhe në disa skuadra jashtë shtetit si në Suedi te skuadra Orebro, në Inter Baku të Azerbajxhanit, Bashkimin e Kumanovës dhe Teutën e Durrësit. 

“Është e vërtetë se kam ndërruar shumë fanella shumë skuadra. Këtë e bëj për faktin se me çdo skuadër merrem vesh për 6 muaj e jo më shumë. Edhe me Flamurtarin kam nënshkruar kontratë për 6 muaj me mundësi të vazhdimit, nëse të dy palët jemi dakord”, tha Kosumi.


Free Web Counter
Free Web Counter