Pa leje të klubit, askund!

Pa leje të klubit, askund!

 Afati kalimtar dimëror që ka filluar prej një janarit mund të sjellë edhe dridhje të papritura në disa klube, por edhe disa mund të përforcohen me ndonjë futbollistë cilësorë.

Zabërxha është i kërkuar nga dy klube jashtë Kosovës, Shkëndija e Tetovës, kampione e vjeshtës në Maqedoni dhe Elbasani. Ai tha se ka pasur telefonatë, por jo edhe diçka konkrete. “As që jam takuar me këto dy klube, përveç që më kanë kontaktuar nëpërmjet telefonit. Nuk ka asgjë konkrete, por të shohim të ardhmen, megjithëse është vështirë të mendohet në këtë drejtim, pasi kam edhe kontratë deri në vitin 2015 me KF Hysin”, ka thënë Zabërxha.

-Pa lejen e klubit nuk shkoj askund. Po ndodhi ndonjë ofertë e majme nga Shkëndija e Elbasani, sigurisht se do të ulem me kryesinë e KF Hysi. Nëse ata me japin pëlqimin, natyrisht se mund të kaloj në njërën prej këtyre dy klubeve. Çdo vendim që merr KF Hysi për mua do të jetë vendim valid dhe i drejtë, sepse këtij klubit ia kam parë hairit”, ka thënë Zabërxha.

Sulmuesi është duke stërvitur me Hysin. “Kemi filluar përgatitjet për edicionin pranveror dhe ato shkojnë si është më së miri. Jam duke menduar që të përgatitem sa më mirë dhe mendojmë t’i sjellim edhe titullin e parë skuadrës sonë”, nënvizoi ai.


Free Web Counter
Free Web Counter