Në pranverë do të jem ai vjetri!

Në pranverë do të jem ai vjetri!

  Sulmuesi i Prishtinës, Isuf Llumnica, pothuajse gjatë tërë stinorit vjeshtor ka pasur telashe me lëndimin e këmbës së djathtë. Ai në javët e fundit është paraqitur në petkun e kampionit vjeshtor, por jo edhe për të dhënë kontributin, ashtu si e ka dhënë gjithmonë për skuadrën e tij. Prishtina ditë më parë ka ndërprerë përgatitjet për t’i filluar në javën e dytë të janarit. Llumnica tha se stërvitjet që i ka zhvilluar kohët e fundit nuk ka ndier kurrfarë dhimbje në këmbë dhe është plotësisht i shëruar. “Në pranverë premtoj se do të dëshmoj lojëra më të mira dhe do të jem ai i vjetri. Shpresoj se së bashku me shokë do të ruajmë vendin e parë dhe në fund do të dalim kampion të ri”, ka thënë sulmuesi bardhëkaltër. Ai tha se Prishtina ka ekipin më të mirë dhe do të vazhdojë me ritëm të lojërave edhe më të mira në pranverë, në fakt do t’i kënaqë edhe adhuruesit e saj, “Plisat”.


Free Web Counter
Free Web Counter