Krenar Kosumi perforcimi i ri i Flamurtarit...

Krenar Kosumi perforcimi i ri i Flamurtarit...

 Skuadra prishtinase, Flamurtari vazhdon të jetë aktive në këtë afat kalimtar. Kuqezinjtë tani janë përforcuar edhe me një futbollist.

Fjala është për sulmuesin e njohur Krenar Kosumi, i cili në stinorin pranveror do ta bartë fanellën e ekipit kuq e zi. Lajmin e ka konfirmuar për Express drejtori ekzekutiv i Flamurtarit, Agim Hasani.

“Përfundimisht kemi arritur marrëveshje me sulmuesin Krenar Kosumi. Të paktën gjatë këtyre gjashtë muajve ai do të jetë lojtarë i yni. Të hënën ai do t’i bashkohet ekipit”, tha Hasani. Kuqezinjtë janë në bisedime edhe me mbrojtësin e Hysit, Bashkim Ahmeti.


Free Web Counter
Free Web Counter