K.F Liria ende nuk ka rene ne gjumin dimeror

K.F Liria ende nuk ka rene ne gjumin dimeror

   Derisa futbollistët e skuadrës së seniorëve dhe juniorëve janë në pushim dimëror, Bordi është në vlugun e përgatitjeve për stinorin pranveror.


Bordi ka vlerësuar si të suksesëshëm plasmanin e skuadrës seniore pas përfundimit të stinorit vjeshtor, ka thënë Hatmi Gashi, drejtor.

Ndërkaq, po sipas Gashit është hartuar edhe transfer lista me lojatërt e liruar dhe poashtu janë cekur nevojat e skuadrës për përforcime.

‘Hartues i listës për transfer dhe për përforcime eventuale, përkatësishtë për nevojat e skuadrës është kryetrajneri Behajdin Gjinali’, ka thënë Gashi. 

Kështu, Gjinali ka shprehur mendimin që:Korab Cenaj,Kushtrim Gashi,Valon Bytyqi,Liridon Kabashii, Vebi Alievski dhe nigeriani Chukëudi Ogbonnaya të jenë lojtarë të lirë.

Ndërsa, gjithnjë sipas kërkesës së Gjinalit, skuadra ka nevojë për katër përforcime në pozita të ndryshme, ka pohuar Gashi.

Këto ditë pritet që të hartohet lista për angazhimin eventual të futbollistëve të kërkuar nga Behajdin Gjinali, ka thënë Hatmi Gashi, drejtor i skuadrës.

Ai, bëri të ditur se trajneri i juniorëve, Genc Tamniku është shkarkuar përshkak të rezultateve të dobëta.Lidhur me angazhimin e trajnerit të ri për juniorë, Bordi do të vendos shumë shpejtë si dhe për të ardhmen e Tamnikut në klub, ka pohuar Gashi të shtunën.


Free Web Counter
Free Web Counter