Gjeraj e Isaja përfundimisht në Vëllaznim

Gjeraj e Isaja përfundimisht në Vëllaznim

 Skuadra e futbollit Vëllaznimi i Gjakovës, anëtare e Raiffeisen Superligës së Kosovës edhe zyrtarisht ka firmosur për gjashtë muaj me dy futbollistët e Ballkanit, Robert Gjerajn, mbrojtës mesfushor dhe Denis Isajën, sulmues.

Kryetrajneri gjakovar, Ajet Shosholli, tha se përforcimet ishin të domosdoshme dhe të qëlluara.

“Përforcimet janë adekuate për Vëllaznimin. Gjeraj edhe më parë ka qenë futbollist i kësaj skuadre, i cili ka potencial të hatashëm, ndërsa Isaja është sulmues i spikatur”, theksoi Shosholli.


Free Web Counter
Free Web Counter