Epoka e mergimtareve

Epoka e mergimtareve

  Në tri ndeshjet e vetme të reprezentacionit të Kosovës në futboll (Kosova - Shqipëria 17 shkurt, me 10 qershor Hallmshtad - Kosova dhe me 09 tetor Ksamaks - Kosova) përzgjedhësi Albert Bunjaku, ka vënë sprovë një tog lojtarësh, shumica e të cilëve karrierën janë duke e ndërtuar në liga të shteteve të ndryshme evropiane. Kjo formë, e përzgjedhjes, sa u pëlqye aq edhe u kritikua!

Duke qenë në pamundësi të zhvillimit të ndeshjeve me reprezentacione të shteteve të ndryshme, qofshin të jenë ato të karakterit fqinjë, rajonal apo edhe evropian, për ç'gjë FIFA dhe UEFA ende nuk dha sinjale pozitive për lejimin e takimeve të tilla, FFK-ja ishte e shtrënguar që edhe në vitin 2010 të kërkojë aleat klubor për të zhvilluar ndeshje miqësore. Takimet e tilla ishte shumë më e lehtë të organizoheshin jashtë se sa në Kosovë, pos takimit me Shqipërinë dhe pasi përzgjedhësi ka një afri më të madhe me futbollin suedez atëherë, sikur edhe një vit më herët, për sfidant u gjet klubi elitar Hallmshtad. Për këtë takim, seleksionuesi Albert Bunjaku, kishte grumbulluar futbollistë, duke e bërë një përzierje të gjerë të "mërgimtarëve" dhe të futbollistëve nga ligat e Kosovës. Ndeshja me Hallmshtadin, pa marrë parasysh rezultatin, u cilësua si e një niveli të kënaqshëm. Por, kjo sikur nuk e kënaqi seleksionuesin dhe të tjerët. Kështu, në ndeshjen e dytë të organizuar me Ksamaksin e Zvicrës në Nojshatel, Albert Bunjaku kishte grumbulluar një përbërje me ndryshime të mëdha. Në fakt ai ishte përqendruar që pjesa dërmuese të ishte nga futbollistët që luajnë nëpër liga të ndryshme evropiane për të hasur edhe në disa kundërshtime të yshtura nga motivet se gjoja mungojnë shumë futbollistët të ligës së Kosovës e të cilët me preteksin e tyre e meritojnë të luajnë për përzgjedhjen e Kosovës. Shigjetat e tilla e goditën pakëz seleksionuesin, i cili megjithatë siç e ka zakon i tejkaloi me qetësi dhe në mënyrë shumë të përmbajtur, për ta vazhduar punën dhe aspiratën e tij të palëkundur! Ndaj Ksamaksit doli me një ekip, i cili u shqua më shumë se gjithë të tjerët, nga kampionati i Kosovës ishin vetëm dy veta (Maliqi e Hasani), për të mbushur shpresë se bërthama zu fillin.

- Nuk jam ndër ata që pëçmoj. Jam i vetëdijshëm se në Kosovë ka talentë, nga brum dhe asnjëherë nuk ndaj mendjen se ata duhet braktisur. përkundrazi do të kërkojë nga kolegët e mi që punojnë në Kosovë që vazhdimisht të më sugjerojnë ndonjë nga ta që e meriton ftesën time. Por, këta djem që tashmë përbëjnë bërthamën, janë të rinj dhe e ardhmja e reprezentacionit tonë. Më vjen keq që më shpesh nuk mund të takohemi, të kemi ndeshje, por janë nën vëzhgim dhe përkujdesje time e të shtabit. Pa marrë parasysh disa kritika unë i qëndrojë besnik bindjes sime se kjo është rruga më e mirë për ta komponuar një ekip të fortë, rival dhe të denjë më këdo që mund të luajmë, thotë Albert Binjaku.

Një nga doajenët e futbollit të Kosovës, trajneri shumë vjeçar dhe kryetari i Këshillit Profesional në FFK, Ajet Shosholli, thotë:

- Politika e përzgjedhjes së futbollistëve për reprezentacion i takon dhe është ekskluzive e seleksionuesit. Shumica e shteteve të ndryshme vepron ngjashëm, duke pasur për bazë profesionalizmin dhe rangun e garave ku luajnë futbollistët. Lojtarët që luajnë në Ligën e Kosovës, nuk duhet kuptuar keq veprimin e Bunjakut, natyrisht në mesin e tyre ka talentë, por shpresoj t'ju vie radha edhe atyre. Nuk ka trajner apo seleksionues që punon kundër vetvetes. Secili përpiqet t'i grumbullojë më të mirët. Ndaj, duhet të kemi besim të plotë tek përzgjedhjet e tilla!

Si do që të jetë, gjykuar sipas, emrave, formës dhe karrierës se ku janë duke luajtur e duke u stërvitur këta futbollistë, e meritojnë vëmendjen tuaj, nëpërmjet këtij profili të shkurtër, sa për ta kuptuar biografinë e tyre!

Profilet

Kushtrim Mushica

Karrierën e ka filluar në KF Prishtina, pastaj në Borisfein në Ukrainë, për tu rikthyer në klubin amë dhe për të kaluar në Vëllaznim të Gjakovës. Aktualisht është portier i Renovës nga Xhepçishti skuadër që po lufton për titullin e kampionit në Maqedoni.

Shqipron Skeraj

Filloi në KF Liria. Pas paraqitjeve të mira në turneun e Montesë në vitin 2005 me juniorët e Prishtinës, kalon në KF Prishtina prej nga transferohet në Gjermani. Së pari te skuadra e Bundesligës së Dytë, Grojter Furth e më pas tek skuadra tjetër e po këtij rangu TUS Koblenc, skuadër me të cilën tani garon në divizionin e tretë gjerman.

Liridon Leci

Si i ri shumë premtues filloi te luante tek Kosova e Prishtinës dhe pas u dëshmua, kaloi në radhët e Prishtinës, për tu transferuar më pas në Shqipëri te Besa e Kavajës, për të ikur më vonë te Vllaznia e Shkodrës, kurse në këtë kampionat është futbollist i Laçit skuadër tjetër e Kategorisë Superiore të Shqipërisë

Alban Dragusha

Njëri prej futbollistëve më me përvoj në reprezentacionin e Kosovës. Ky 29 vjeçar ka filluar karrierën profesioniste në vitin 1998 në KEK, më pas në vitin 2003 kaloi në Kosovë të Prishtinës ku qëndroi një vit dhe u transferua në vitin 2004 në Vorskla Polltava të Ukrainës së bashku me Debatik Currin dhe Armend Dallkun. Pas një sezoni, ai gjeti angazhim në kampionatin e Azerbejxhanit te skuadra Baku, kurse në vitin 2006 ai u bë pjesë e skuadrës Besa të Kavajës. Në vitin 2008 të u manipulua dhe në testin anti doping nuk doli mirë. U dënua për tu rikthyer në Kosovë dhe për të luajtur me Trepçën, kurse pas denimit sërish u bë pjesë e Besës së Kavajës, ndërsa në edicionin aktual është futbollist i Skenderbeut të Korçës, skuadër që po lufton për titullin e Kampionit të Shqipërisë.

 

Avni Pepa

Mbrojtës shumë premtues, sepse është vetëm 22 vjeçar. Si futbollist është formuar në Norvegji. Karrierën profesionale e ka filluar në IK Start në vitin 2007 të, më pas ka qenë pjesë edhe e Mandalskameratenës, Vindbjardit, kurse aktualisht luan te skuadra Farm Lavrik, skuadër e nivelit të tretë të futbollit norvegjez por me pretendime për t'u ngitur në ligën e dytë pas këtij edicioni.

Kristian Nushi

Edhe pse jo aq i vjetër në moshë (28 vjeç) ka shumë përvoj dhe është njëri prej futbollistëve kryesor të reprezentacionit të Kosovës. Ka nisur të luaj në Dukagjin të Klinës, kurse shpejt është transferuar në futbollin zviceran ku luan që nga viti 2003. Fillimisht katër vite në FC Vill, më pas 2 vjet në Arau, kurse që nga viti 2009 të është anëtar i klubit të respektuar në futbollin zvicran, Sent Galen.

Anel Rashkaj

Shumë i ri, por lojtari kryesor rreth të cilit Albert Bunjaku po e ndërton reprezentacionin e Kosovës. Është i lindur në vitin 1989 në Prizren dhe hapat e parë i merr në njëren prej shkollave më të mira në Kosovë, në atë të Lirisë. Në vitin 2003 familja e tij u shprengul në Suedi dhe talenti i jashtëzakonshëm i Anelit u vu re menjëherë nga suedezët dhe u bë pjesë e klubit të vogël Leikin, për të kaluar mënjerherë në klubin e njohur Hallmshtad. Tri vjet luajti për juniorë (2003-2006), kurse nga 2006 ta kaloi u bë senior dhe është njëri pre futbollistëve kryesor. Në Suedi shumë ekspretë të futbollit e krahasojnë me legjendarin Zinedin Zidan. Për të u interesuan shumë edhe Suedia e Shqipëria, por Aneli ishte i vendosur që të luaj për Kosovën. Tash është kapiten i reprezentacionit, por në sytë e shumë menaxherëve evropian!

 

Alban Ramaj

Ka lindur në Pejë dhe si shumica e futbollistëve të reprezentacionit të Kosovës si fëmijë ka migruar jashtë vendit. Ai me familje u vendos në Gjermani. Tani është 25 vjeç dhe gjatë karrierës së tij ka luajtur për skuadrën e dytë të Mynihut 1860, për skuadrën e dytë të Energji Kotbusi, pastaj për Kikers Endem, ndërsa tani është anëtar i Erzgebirge Aue, skuadër e cila aktualisht garon në Bundesligën e tretë gjermane.

Valdet Rama

Eshtë 23 vjeçar, i lindur në Mitrovicë, por herët ka migruar në Gjermani, vend në të cilin edhe është krijuar si futbollist. Ai përvojnë e parë ndër senior e merr në skudrën e dytë të Vollfsburgu, në të cilën qëndroi tri vjet (2005- 2008). Më 2008-tën transferohet tek skuadra e njohur e Bundesligës së Dytë, Ingellshtat 04, ekip me të cilën debutoi me gol dhe gjatë stinorit 2008/09 zhvilloi 32 ndeshje. Paraqitjet e tij të mira në Bundesligën e dytë nuk kaluan pa u vrejtur edhe nga skuadrat e Budesligës së Parë. Në vitin 2009 të Rama u transferua tek klubi me shumë traditë në futbollin gjerman Hanover 96 të, pjesë e të cilit klub është edhe kapiteni i Shqipërisë, Altin Lala.

Enis Alushi

25 vjeçari Alushi, si i fëmijë për tri vite ka qenë pjesë e akademis së Borusis së Dormundit, ndërsa si profesinist ka filluar të luaj në vitin 2004 në skuadrën e dytë të Kelnit në të cilën luajti dy vite, për ta fituar më pas rastin të paraqitet në skuadrën e parë të këtij klubi të Bundesligës. Pas një viti në Keln, në sezonin 2007/08 luajti në Vehen, klub që në atë kohë garonte në Bundesligën e dytë gjermane. Në vitin 2008 të është transferuar te Paderborni klub në të cilin luan edhe reprezentuesi shqiptar, Edmond Kapllani.

Liridon Kukaj

Është 27 vjeçar dhe ka përvojën e duhur për te qenë pjesë e reprezentacionit. Kukaj është futbollist që është formuar në Kosovë. Fillimisht ka qenë pjesë e Kosovës (P) më pas për dy edicione ka luajtur për Prishtinën. Në vitin 2007 është transferuar në ligën e Maqedonisë nga skuadra shqiptare Milano e Kumanovës. Në këtë klub ka qendurar për dy stinorë, kurse më pas ka kaluar tek Gramozi i Ersekës së Shqipërisë. Pas rënies nga liga, Kukaj në fillim të këtij edicioni u transferua tek Vllaznia e Shkodrës klub në të cilit po luan akoma.

Liridon Hasani

Në Kosovë e ka fituar nofkën si rezervisti i artë. Njëri prej futbollistëve më cilësor që ka dhënë qyteti i Gjilanit që nga pas luftua. Si futbollist është rritë në skuadrën e Gjilanit, klub në të cilin luan akoma. Selektori Bunjaku pati befasuar të gjithë kur e ftoi Hasanin, pasi ai aktualisht luan në Ligën e Parë të Kosovës dhe ishte njëri prej vetëm dy futbollistëve që luajnë aktualisht në Kosovë.

Drilon Shala

Ndonëse ka lindur në Lahti të Finlandës dhe e ka përfaqësuar këtë shtet në reprezentacionet e grupmoshave, Shala me prejardhje nga Prizreni ka vendosur t'i mbroj ngjyrat e Kosovës. Ky 23 vjeçar hapërimin në futbollin profesionist e ka bërë me klubin PP 70 të, kurse në vitin 2006 ka kaluar në klubin e vendlindjës së tij Lahti, klub në të cilin dikur ka luajtur edhe Njazi Kuqi. Shala edhe tani është pjesë e këtij klubi, që pas shkëlqimit në dekadën e kaluar, tani po ka probleme.

Kujtim Balaj

Është vetëm 20 vjec, dhe është bashkëlojtar i kapitenit Anel Rashkaj, në skuadrën suedeze Hallmshtad. Edhe Balaj ka lindur jashtë Kosovës, në Suedi, ndërsa përvojën e parë si profesionist e ka pasur në Varbergs, për ru kthyer në vitin 2008 në klubin ku edhe u kriju si futbollist në Hallmshtad BK.

Shqipron Bektashi

I lindur më 1990. Për shumë vjet në mergatë i stacionuar si një nga talentët e mëdhenj të futbollit në disa kusdra rajonale në Gjermani. Luan për për ekipin e dytë të Frajburgut të Gjermanisë në ligë rajonale. Mesfushor i krahut të djathë dhe tejet eksploziv. Me Ksakasin ishte ndër individët që më së shumtu ra në sy.

Ymer Xhaferi

25 vjeçari Xhaferi, është njëri prej futbollistëve më të talentuar që ka dhënë Kosova pas luftës. Talenti i tij i jashtëzakonshëm ra në sy në vitin 2005 kur ai luajti për Prishtinën në turneun e Montejt. Nga viti 2004 deri në vitin 2007 Xhaferi ishte pjesë e klubit Trepçës 89. Në vitin 2007 ai u transferua në Finalandë, ku për dy vjet luajti në Oulu, PP 70 dhe PK 23, për tu rikthyer në verën e vitit 2009 në Kosovë, kësaj radhe në KEK. Në janar të vitit 2010 u transferua në Jaro në elitën e futbollit finlandez dhe tani po paraqitet me mjaftë sukses në këtë klub.

 

Behar Maliqi

Është 24 vjeç dhe njëri prej dy futbollistëve që luajnë në Kosovë e që u futuan në reprezentacion për ndeshjën me Ksamaksin. Ky futbollist karrierën si seniorë e ka filluar në Ligën e Dytë të Kosovës, kur si 17 vjeçar nisi të luante për F. Kosovën. Pas dy vitesh Maliqi kaloi në skuadrën e KEK-ut, klub në të cilin poashtu luajti deri në vitin 2008. Në janar të këtij viti ai u kthye tek F. Kosova por kësaj radhe në Superligë. Në verën e vitit 2008 të, ai kaloi në klubin Prishtina. Maliqi shpejtë u shnëdrrua në njërin prej futbollistëve më të mirë te skuadrës nga kryeqyteti dhe tani është edhe kapiten i këtij ekipi.


Free Web Counter
Free Web Counter