Andreas Eckert dhe Enver Ferizi ndihmojnë KF ‘Liria’ me paisje sportive

Andreas Eckert dhe Enver Ferizi ndihmojnë KF ‘Liria’ me paisje sportive

 Enver Ferizi një ish futbollistë prizrenas që ka migruar në Gjermani në vitet 90-ta, është donator i rregulltë i klubeve sportive nga Prizreni. 


Që nga pas lufta, Enveri nuk ka hezituar të ndihmojë sportin prizrenas, më konkretishtë Lirinë, viteve të fundit.
Nismës së Enverit për ndihmë, kësaj here iu bashkua edhe gjermani, Andreas Eckert.
Po unë sa herë kam sjellur paisje sportive nga Gejrmania në Prizren, shumicën e tyre i kam blerë në dyqanin sportivë, pronë e të cilit është z. Eckert.Andaj, këtë herë aksionit për dhurimin e dhjetë topave për KF ‘Liria’me dëshirë iu bashkua edhe z.Eckert.

Shpresojë që në të ardhmen të ndihmojë edhe më shumë klubin tim të zemrës, Lirinë. Poashtu, pres që edhe bashëatdhetarë tjerë të bashkohen në këso nismash për të ndihmuar skuadrën e Lirisë’, ka thënë Ferizi me rastin e dorëzimit të dhjetë topave të firmës ‘Derby star’. 

Drejtori i KF ‘Liria’, Hatmi Gashi, ka shprehur kënaqësinë që z. Ferizi ka ndihmuar edhe këtë vitë me topa skaudrën dhe ka shprehur besimin se edhe bashkëtadhetarë tjerë do të ndihmojnë në forma të ndryshme. 

‘Gjesti i zotërinjëve Ferizi e Eckert është  për tu vlerësuar.

Ai, është më shumë se simbolik.Andaj, në të ardhmen presim edhe aksione të tilla nga bashkëtadhetarët tanë gjithandej nëpër Europë.

Liria, është një skaudër e madhe që ka shumë miqë nëpër botë.E falenderojmë z. Ferizi për ndihmën e nëpërmjet tij edhe gjermanin Eckert’ , ka thënë Gashi të martën në ceremoninë e dhurimit të topave nga ana e Enver Ferizit për KF ‘Liria’.


Free Web Counter
Free Web Counter