Torcida

Torcida

 "Torcida" si klub i tifozeve eshte formuar ne vitin 1984, kur e nisem organizimin tone per ta perkrahur sportin dhe sportistet kosovare kujton Shefqet Begu – Qeti kryesori i klubit te tifozeve me te vjeter ne Kosove. 

Pasi qe basketbolli dhe futbolli pas viteve te 80-ta u shuan nga agresori serb "Torcida" kishte qen ne perkrahje te klubit te basketbollit "UNIVERSITETI" te femrave qe atehere ai klub i vetem me shqipetare bente pjese ne ligen e pare te ish-Jugosllavise. Ndersa tani zemra e "Torcides" rrah per Trepcen, ne te gjitha sportet. 
Ky grup, sipas udheqesve te saj numeron rreth 2.000 anetare mirpo gjithsej jane 500-600 me kartela identifikuese. Antari me i vjeter i kesaj tifozerie eshte Xhylazim Suma, ish-minator i Trepces, qe ende i percjell ndeshjet si tifoz, ndonese eshte 75-vjec. 
Per organizimin e "Torcides" perveq Shefqet Begut-Qetit perkujdeset gjithashtu edhe Emir Prekazi – Zhgola. Lider dhe dirigjent ishte Besim Begu- Besi mirpo pasi qe ai nuk gjendet ne Kosove momentalisht dirigjent eshte Izet Tahiri me ndihmen e Qetit. 
"Torcida" ka anuar edhe ne ndeshjen Shqiperia - Anglia dhe prej atehere eshte gjithashtu edhe ne perkrahje te kombetares se Shqiperise. 
Si rival kryesor te "Torcides" jane tifozet nga Prishtina te quajtur me emrin "Plisat". Per dallim nga "Torcida" ata jan formuar disa vjet me vone dhe vetiniciator per formimin e tyre kishte qen vet Shefqet Begu – Qeti me disa prishtinas te tjere. 


Free Web Counter
Free Web Counter