SELMANI KTHEHET NE FERIZAJ

SELMANI KTHEHET NE FERIZAJ

 “Jam konsultuar me Agronin, por edhe me Naim Sojevën e Arsim Abazin. Agron Selmanin e emëruam trajner, sepse ai ka licencë të UEFA-s dhe është mirë i përgatitur për ta udhëheqë skuadrën tonë. Ndërsa Abazin dhe Sojevën i ftoj që të bëhen anëtarë të kryesisë”, deklaroi Bytyçi për Express.

Ai shpreson që skuadra e tij, e udhëhequr nga Selmani, ta sigurojë mbijetesën në këtë edicion.

“Nuk është tragjike edhe nëse biem nga elita, sepse dihet se skuadra ka qenë në situatë të rëndë. Por,  nuk do të dorëzohemi dhe do të mundohemi maksimalisht të mbijetojmë”, tha Bytyçi cili shprehu bindjen e tij se Ferizaj gradualisht do ta ndërtojë një ekip të fortë dhe të qëndrueshëm.

Ai po mendon që skuadrën e tij ta dërgojë diku jashtë vendit për ta zhvilluar një fazë përgatitore.

Sipas Bytyçit, edhe disa donatorë ferizajas kanë nisur të shprehin interesim për ta ndihmuar financiarisht skuadrën e qytetit të tyre.


Free Web Counter
Free Web Counter