Prap probleme..

Prap probleme..

   Elhami Berisha, mesfushor ofensivë në KF Hysin nga Merdari, tash e dy ditë ka ndërprerë stërvitjet për shkak të mosmarrëveshjes me kryesinë e klubit. Berisha gjatë vjeshtës ka pasur telashe të mëdha më lëndimin e këmbës së djathtë dhe u desh t’i nënshtrohet operacionit në njërin nga spitalet e Austrisë.


Ai per bota sot ka treguar edhe per arsyet e problemeve qe ka me klubin llapjan.
"Stërvitjet i kam ndërprerë qe dy ditë. Është një marrëveshje me kryesinë e klubit që t’i heqin shpenzimet e mija të operimit në Austri. Kryesia ka premtuar se do të bëjë një gjë të tillë, por unë vendosa t’i ndërprej stërvitjet me klubin. Tash jam duke stërvitur individualisht dhe pres ta zgjidhi këtë problem.
 Nuk janë mosmarrëveshje të mëdha, por problemi qëndron që të më paguhet operimi që e bëra në Austri. Ashtu ka qenë marrëveshja." - u shpreh Berisha..


Po ashtu tregon se ne rast se nuk do kryhen keto obligime ai do te shikoj mundesite e largimit nga kjo skuader edhe pse ka kontrate deri ne vitin 2012.
"Po ndodhi dhe nuk kryhen obligimet do të shikojë klub tjetër, sepse nuk më mbetet tjetër rrugëdalje." - u shpreh ai..


Free Web Counter
Free Web Counter