Mziu nenshkruan me Ballkanin...

Mziu nenshkruan me Ballkanin...

 Sulmuesi i Trepçës, Afrim Mziu, ka arritur marrëveshje me skuadrën e Ballkanit të Therandës, kështu njoftoi drejtori i skuadrës, Besim Kuqi. “Jemi shumë të kënaqur që më në fund kemi arritur marrëveshje me sulmuesin e Trepçës, Afrim Mziu”, tha Kuçi.


“Isha në negociata me të dyja skuadrat, por edhe pse Drenica ka shpreh interesim më herët, nuk ia dola të arrijë marrëveshje me këtë skuadër.Thënë të drejtën, oferta e Ballkanit është dukshëm më e madhe se ajo e Drenicës, por pasi fillova kontaktet më së pari me Drenicën nuk ishte korrekte që mos ti pres deri në momentet e fundit ata. Por gjithsesi se jam i kënaqur me arritjen e kësaj marrëveshje me therandasit” - shtoi Mziu per gazeten Bota Sot..

Ndersa traineri Zymer Elshani ne lidhje me transferimin e Mziut u shpreh: “Pas largimeve që kishim bërë, u krijuar përshtypja që ne do të dorëzohemi para kohe, por kjo dëshmon që jemi klub serioz dhe do të mundohemi të krijojmë lojë dukshëm më të mirë në pranverë. Mziu është sulmues tipik çfarë i është dashur skuadrës sonë. Besoi se me golat e tij do t’ia dalim të mbijetojmë në elitën e futbollit të Kosovës”


Free Web Counter
Free Web Counter