K.F Flamurtari e K.F Drita me aktiv ne merkato..

K.F Flamurtari e K.F Drita me aktiv ne merkato..

  Skuadra prishtinase K.F Flamurtari dhe ajo gjilanase K.F Drita deri tani jane skuadrat me aktive ne tregun e lojtareve.

Keto dy skuadra edhe pse me synime te ndryshme pasi njera synon mbetjen ne elite ndersa tjetra rikthimin ne elite kane kete te perbashket: ato se bashku kan realizuar nga 5 transferime e po ashtu jan ne bisedime edhe me lojtare te tjere.

Skuadra prishtinase K.F Flamurtari e cila gjendet ne poziten e 8 ne tabel me 20 pike i eshte futur seriozisht tregut te lojtaereve duke u perforcuar me 5 sosh por gjithashtu jane ne negociata edhe me disa lojtare te tjere.
Flamurtari deri me tani radhet e veta ka perforcuar me keta lojtar: Virtyt Hashani i ardhur nga Vllaznimi,Meriton Mehmeti dhe Blerim Emini te ardhur nga Besiana,Driton Dedincen e Kek-ut dhe Toni Citakun e Ramiz Sadikut..

Ndersa skuadra gjilanase K.F Drita e cila synon rikthimin ne eliten e futbollit kosovar radhet e veta ka perforcuar me keta lojtare: Zekirija Bilalli dhe Mentor Idrizi te ardhur nga Slloga e Maqedonise,Florent Osmanin te ardhur nga Fc Skopje nga Maqedonia,vellezrit Visar e Venhar Sermaxhaj te ardhur njeri nga kampioni aktual Trepca e tjetri nga Ferizaj..

Skuadrat tjera te Superliges kane bere ca levizje e te cilat do ti prezantojme ne vazhdim:
K.F Liria ka sjelle 4 lojtare te rinje,2 nga K.F Ballkani (Flamur Kukaj dhe Fisnik Ramadani) dhe 2 nga K.F Studencani (Faton Palushi dhe Elbasan Gashi)..
Hysi ne radhet e veta ka sjell portierin Burim Sadiku i cili me heret ishte pjese e Trepces dhe Benis Krasniqin qe ishte pjese e FC Besa ne futsall.
Kek - u ka transferuar Pajtim Hotin e K.F Ballkani dhe Kujtim Kutllovcin e Besianes..
Besa ka transferuar Dugagjin Gashin qe ishte pjese e Drenices dhe nga Besa eshte larguar golashenuesi me i mire ne Superlige Fetim Kasapi..
Ndersa me se keqi punet i kane K.F Ballkani dhe K.F Ferizaj.
Nga skuadra therandase K.F Ballkani jane larguar disa futbolliste si Robert Gjeraj,Lavdim Hyseni,Pajtim Hoti,Fisnik Ramadani,Flamur Kukaj,Denis Isaja,Driton Luli,Bujar Thaqi e te tjere ndersa ne skuader eshte sjelle vetem Mensur Idrizi i vellau i mbrojtesit Mirsad Idrizi qe eshte pjese e K.F Ballkani..
Trepca eshte perforcuar me mbrojtesin Lavdim Hyseni i cili me pare ishte pjese e K.F Ballkani..
Trepca '89 pos trajnerit Gani Sejdiu radhet e veta ka perforcuar me keta lojtar:Besim Hyseni,Shpetim Fetahun dhe Seid Onbashin.


Free Web Counter
Free Web Counter