K.F Ballkani

K.F Ballkani

 Klubi i futbollit “ Ballkani” në fillimin e aktiviteteve e kishte emrin “Rinia”,klub i cili u themelua në vitin 1947 nga disa sportëdashës,qëllimi i të cilit ishte që të merrë pjesë në gara dhe turne të ndryshme të cilat organizoheshin në atë kohë. Gjer në vitin 1952 klubi nuk ishte i regjistruar zyrtarisht dhe në këtë vit u regjistrua për here të pare dhe filloi aktivitetin e tij të organizuar dhe të marrjes pjesë në gara të rregullta.

Gjerë në vitin 1965 klubi është quajtur me këtë emër “Rinia” dhe në këtë vit klubin e merrë nën patronat të tij Industria e Gomës dhe Kimike dhe pagëzohet me emrin KF”Ballkani”.
Rezultatet e KF” Ballkanit” ishin të shumtë.
Ishte anëtarë e ligës së pare të Kosovës në vitin 1973/74, pastaj prej fillimit të vitit 1977/78 bëhet prap anëtarë i ligës së pare dhe deri në vitin 2000 ishte anëtarë i po kësaj lige.
Ishte njëri ndër klubet e para i cili i braktisi garat nga liga e cila ishte e menagjuar nga ish federata e futbollit të Jugosllavisë. Organizoi për 10 vite klubin e futbollit që t’i kundërvihet okupatorit sërbosllav nga viti 1990 e gjerë me fillimin e luftës në Kosovë. KF “Ballkani” dhe KF”Liria” luajtën ndeshjen e parë në Studençan në ligën e organizuar nga Federata e Futbollit e Kosovës,
Në gjiun e KF” Ballkani” luajtën shumë lojtarë të spikatur Suharekas (Therandas) si psh. nga më të vjetrit: Rexhep Kuçi, Esheref Berisha, Hajrush Berisha, Ali S. Elshani, Salih Hoxha, Isuf Kolgeci, Gafurr Kabashi, Dërvish Shala, , Hevzi Shalaj, Nexhat Elshani,Avni Berisha,Osmani Ramadani, Daut Elshani – Portier,Musli Bylykbashi,Naser Berisha, Lulzim Kolgeci, Arsim Llapatinca, Isuf Asllanaj, Bekim Suka gjithashtu edhe lojtari më i mirë i Kosovës në vitet e fundit i cili momentalisht luan në Zvicër Visar Berisha, e shumë e shumë të tjerë të cilët dhanë një kontribut të çmuar në afirmimin e futbollit si dhe vlerave tjera njerzore e disa japin akoma kontributin e tyre në terenet e futbollit si trejnerë e në poste të ndryshme sportive.


Free Web Counter
Free Web Counter