Vellaznimi vazhdon gjumin..

Vellaznimi vazhdon gjumin..

 Skuadra e Vëllaznimit nuk i ka filluar ende përgatitjet për stinorin pranveror në Raiffeisen Superligë dhe tash për tash as që dihet se kur do t’i fillojë, ngase drejtuesit e klubit nuk i kanë kryer obligimet financiare ndaj futbollistëve dhe shtabit teknik.

 

Trajneri Ajet Shosholli e pranon se situata në klub nuk është e mirë, por ende nuk i ka humbur shpresat se premtimet e dhëna do të realizohen. “Aktualisht nuk ka asgjë të re. Jemi në pritje për t’u kryer obligimet ndaj futbollistëve dhe pastaj do të fillojmë me përgatitje. Është e vërtet se ka filluar të humbët durimi dhe të bëhet monotoni kjo pritje.Drejtuesit e klubit duhet sa më parë ta zgjidhin çështjen e obligimeve ndaj futbollistëve, sepse pastaj do të jetë vështirë ta gjejmë formën e duhur dhe t’i shmangemi rënies nga elita.”, ka theksuar Shosholli.


Free Web Counter
Free Web Counter