Shkëndija, JO Maliqit

Shkëndija, JO Maliqit

  Ekipi i Shkëndijës ka treguar “dhëmbët” prishtinasve duke hequr dorë nga angazhimi i futbollistit Behar Maliqi, ndërsa prishtinasit presin edhe më tutje ofertë me shkresë. Në fund Maliqi mbetet viktimë.

Kampionët vjeshtor të Maqedonisë kanë filluar përgatitjet, por në mesin e atyre që u paralajmëruan si përforcim ishte edhe kosovari Behar Maliqi, i cili në grumbullimin e parë nuk erdhi në Tetovë. Komunikimi përmes mediave në mes KF Shkëndija dhe KF Prishtina si duket do të përfundojë që sot, pasi që kryesia e kuqezinjve ka vendosur që mos të marrë Maliqin me asnjë kusht. “Vendosëm që të mos vazhdojmë asnjë lloj bisedimesh me Prishtinën. Ne kishim mbyllur marrëveshjen me Beharin, ndërsa klubi Prishtina dëshiron të luajë rolin sikurse të jetë ndonjë ekip i madh evropian. Në fakt  ata as që luajnë në ndonjë garë evropiane, apo diçka të tillë. Ne që nga dita e sotme kemi nisur bisedime me dy futbollist të huaj, të cilët besoj që deri në fund të javës do të konkretizohen edhe marrëveshjet eventuale”, ka thënë për gazetën “Koha e Re”, nënkryetari i klubit të Shkëndijës, Idriz Ibishi. 


Free Web Counter
Free Web Counter