Sa më i vjetër aq më i mirë!

Sa më i vjetër aq më i mirë!

 Në vitin 2011 mund të ndodhë që disa futbollistë më me emër të përshëndeten nga loja aktive. Dikush t’i thotë lamtumirë për shkak të moshës, dikush për shkak të pakënaqësive që ka më kushtet se si zhvillohet futbolli dhe në veçanti me kushtet e mjerueshme që mbretërojnë nëpër disa skuadra.

Mosha gjithmonë e bënë të veten dhe deshe apo nuk deshe duhet thënë lamtumirë lojës aktive. Shumë futbollistë kur e mendojnë se do të vijë dita për t’u përshëndetur nga loja aktive sigurisht se ndien çastet më të vështira dhe më të dhimbshme.

Disa nga futbollistë kanë paralajmëruar edhe përshëndetjen nga loja vepruese si Haxhi Zeka i Besës së Pejës, Elvis Osmani i Trepçës, sikurse edhe Uliks Emra, futbollist i lirë që është në hamendje të luajë apo jo. Naim Kodraliu i KEK-ut ka thënë ditë më parë anipse ka 33 vjet mund të vazhdojë ende të luajë se është në formë të mirë.

Haxhi Zeka ka paralajmëruar në vitin 2011 të përshëndetet nga loja aktive, kurse Elvis Osmani pas një viti e gjysmë.

Njëri prej futbollistëve më të moshuar në elitën e futbollit që luan titullar për Flamurtarin, Milaim Humolli, edhe pse ka 39 vjet, as që i shkon mendja të largohet nga loja aktive. Ai së bashku me vëllanë e tij, Florimin, janë pjesë e Flamurtarit dhe luajnë me sukses. Florimi ka 36 vjet, por së bashku me Milaimin dëshirojnë të jenë ende pjesë e lojës në fushën e gjelbër.

A do ta thyejë rekordin e Shaban Bahollit?

Milaim Humolli thuajse e ka edhe një qëllim interesant para vetes, në fakt ta thyejë rekordin e ish futbollistit të 2 Korrikut të Prishtinës, Shaban Bahollit, i cili ka luajtur së paku 42 vjet. Humolli thotë se është në formë jashtëzakonisht të mirë, jo sikur në vitet më të mira që kaloj me KF Prishtinën, por mbahet mirë. “Kështu si është liga sigurisht se do të luaj edhe për një kohë të gjatë”, tha Humolli, i cili si në shaka thotë se do të ia kalojë edhe Shaban Bahollit me vjet në lojën aktive.

Ai thotë së paku 20 vjet luan futboll, por karrierën më të mirë e ka kaluar me Prishtinën.

“Në kohën e okupimit isha futbollist i Prishtinës si dhe pas luftës. Plotë 14 vjet në fanellën e Prishtinës, që shijova të gjitha trofetë dhe mendoj se ka qenë ditët më të arta të mija. Tash e gjashtë vjet luaj në Flamurtar dhe kalojë ditë të mira”, ka thënë Humolli.

Më shumë i dhashë se i mora futbollit!

-Më shumë i kam dhashë, sesa i mora futbollit. Dhjetë vjet të paktën kemi luajtur në kohën e okupimit. Në atë periudhë futbolli ka qenë shumë më cilësorë megjithëse kushtet ishin të këqija, për faktin se kemi luajtur në fusha të improvizuara dhe vazhdimisht të ndjekur nga agresori serb. Edhe pas luftës futbolli ka qenë mjaft cilësorë dhe ishte një gjeneratë e fortë, si Fadil Berisha, Isa Sadriu, Eroll Salihu, Muharrem Sahiti, Sunaj Keçi, Kushtrim Munishi, Afrim Tovërlani, Besnik Kollari etj. Është dëshmua rivalitet dhe cilësi. Jemi paguar më mirë, pra kemi pasur kontratë të mirë, ndërsa sot marrim një pagë fikse dhe nuk mundesh të jetosh nga ky sport. Realisht është rënë edhe cilësia e lojës, por edhe kushtet nuk janë sikurse pas luftës. Dy ose tri vjet ishin që ka pasur para, por jo më shumë”, shprehet Humolli.

Kur do të përfundojë karrierën?

-Karrierën mund të përfundoj atëherë kur e shoh të arsyeshme. Mosha nuk më pengon aspak në stërvitje dhe në lojë. Gjatë vjeshtës isha titullar dhe dhashë maksimumin. Mendoj se edhe në pranverë do të jam ai “ujku i vjetër”, ‘shprehet Humolli. Më një fjalë, mbrojtësi i djathtë dhe mesfushor defanziv i dëshmuar, thotë se sa më i vjetër aq më i mirë dhe më i fortë.

Synimi i tij është që Flamurtari të jetë në mesin e skuadrave më të mira. Sa për cilësi thotë se ka rënë shumë, duke e dokumentuar në këtë mënyrë: “Shihni vetëm dy skuadra luftojnë për titull: Prishtina e Hysi, ndërsa të tjerat janë larg tyre. Besa ka ekip të mirë, por u mbet larg. Flamurtari vjet luajti shumë më mirë, sivjet nuk ishte mirë me rezultate, por shpresojmë në pranverë do të arrijmë qëllimin që e kemi para vetes”, theksoi Humolli, duke pritur të shlyhen edhe obligimet e fundit që ka ndaj tij klubi.


Free Web Counter
Free Web Counter