Prishtina me 15 janar nis përgatitjet

Prishtina me 15 janar nis përgatitjet

  Përderisa skuadra e futbollit Hysi ka nisur përgatitjet për edicionin pranveror, këtë nuk e ka bërë ende KF Prishtina, kampione vjeshtore. Skuadra bardhëkaltër ka vendosur me 15 janar t’i fillojë përgatitjet në stadiumin e qytetit në Prishtinë.

Kjo skuadër është në vendin e parë në vjeshtë me 39 pikë ose gjashtë më shumë se i dyti Hysi, por ka mundësi të mbetet pa ndonjë futbollist të spikatur gjatë afati kalimtar dimëror. Astrit Fazliu më 8 ose 9 janar pritet të marrë vizën dhe të udhëtojë në prova në skuadrën e Ligës së dytë suedeze, Ljungskille, kurse Behar Maliqi ka mundësi të ndërrojë mjedisin nëse i vjen ndonjë ofertë e “majme” nga jashtë.


Free Web Counter
Free Web Counter