Nuk ka kushte,nuk ka agje..

Nuk ka kushte,nuk ka agje..

 Vazhdon të mbretërojë situata e rëndë në klubin e futbollit Ferizaj. Pothuajse të gjitha klubet elite kanë filluar përgatitjet për stinorin pranveror, ndërsa Ferizaj vazhdon gjumin dimëror. Drejtori i klubit, Nadir Haxhimusa ka një fije optimizmi se gjëra mund të përmirësohen dhe të dalin nga qorrsokaku.

Haxhimusa pret mbështetjen e komunës, por sipas tij, janë në bisedime edhe më një sponsor që të sponsorojë klubin. “Në bisedime jemi me një sponsor, i cili pritet të emërohet edhe kryetar i klubit. Shpresojmë se gjërat gradualisht do të vijnë në vend të vetin dhe kriza do të tejkalohet’, theksoi ai. “Qysh sot ose nesër mund të fillojmë përgatitjet. Nuk mund të them edhe saktësisht se kur, por jemi duke punuar në këtë drejtim që mos të vonohemi më shumë”, tha Haxhimusa. A do të jetë kryetrajner Naim Sojeva apo jo? “Sigurisht se Sojeva është kryetrajner, por i cili ka parashtruar kërkesat e veta’, është përgjigjur Haxhimusa. Flitet se mund të tërhiqen klubi nga garat? “Kjo assesi nuk do të ndodhë. Jemi klub me traditë dhe nuk do të ndodhë kjo. Ka fjalë që qarkullojnë, por nuk është në atë situatë që edhe të bëjmë një veprim të tillë”, nënvizoi Haxhimusa.


Free Web Counter
Free Web Counter