Nga Ballkani tek Liria.

Nga Ballkani tek Liria.

   Mesfushori i deritashëm i Ballkanit, Fisnik Ramadani është përforcimi i parë i Lirisë për stinorin pranveror. Ai iu bashkua skuadrës prizrenase gjatë fundjavës dhe është shprehur i lumtur që në pranverë do ta veshë fanellën bardhezi. “Kam nënshkruar kontratë njëvjeçare me Lirinë dhe jam shumë i lumtur me kushtet që m’i ka ofruar kjo skuadër. Kisha edhe dy oferta tjera, por vendosa për Lirinë, ngase gjithmonë kam pasur simpati për këtë klub”, ka theksuar futbollisti therandas. Largimin nga ‘portokallinjtë’ e ka arsyetuar me çështjet financiare. “Te Ballkani jam rritur si futbollist dhe kam kaluar shumë mirë. Mirëpo, erdhi një moment kur duhej të largohesha pasi situata në klub në aspektin financiar nuk ishte e mirë. Më vjen mirë që me drejtuesit e klubit jemi ndarë miqësisht dhe uroj që Ballkani të riorganizohet sa më mirë dhe në pranverë t’i shmanget rënies nga elita”, ka nënvizuar Ramadan


Free Web Counter
Free Web Counter