Në dilemë!

Në dilemë!

Mbrojtësi Agron Istrefi, është duke menduar të qëndrojë apo jo në klubin e futbollit Ballkani nga Theranda. Disa futbollistë janë larguar nga kjo skuadër në muajin dhjetor, por në dyshim janë edhe disa të tjerë që të qëndrojnë në këtë mjedis. Mbrojtësi Istrefi tha se është në dilemë të madhe se çka të bëjë më tutje. “Në Ballkan luajë që një vjet, por kam kaluar periudhë të mirë. Kryesia ka qenë korrekte në të gjitha drejtimet. Megjithatë, gjatë javës do të ulem me drejtuesit e klubit dhe do të shqyrtojë mundësinë e vazhdimit apo jo të kontratës”, tha Istrefi.


Free Web Counter
Free Web Counter