Me cilat kritere i shpallin më të mirët?

Me cilat kritere i shpallin më të mirët?

 Në çdo fundvit në secilin degë sportive bëhen edhe rrumbullakimet e rezultateve njëvjeçare qoftë nëpër klube, në federatat e ndryshme sportive, nëpër shoqata sportive e etj. Vlerësohen rezultatet pozitive dhe ato negative. Bëhet analizë e thukët për secilin sportist, trajner, gjyqtarë dhe punëtorë sportiv dhe në fundvit si zakonisht shpallen edhe më të mirët.

Shumë federata sportive kanë shpallur më të mirët e vitit, si boksi, mundja, skitë, çiklizmi, atletika etj.

Federata e Futbollit e Kosovës dhe Federata e Hendbollit e Kosovës e kanë bë modë që më të mirët t’i shpallin pas vitit të ri dhe sipas tyre, është edhe koha më e duhur dhe e përshtatshme. 

-FFK-ja me 6 janar do të organizojë solemnitetin për shpalljen e më të mirit. Këtë e bëjmë për çdo vit dhe është diçka jashtëzakonisht e mirë, sepse nderohen më të mirët. Komisioni për laureatë ka punuar më përkushtim dhe mendoj se edhe shpallja e futbollistit, trajnerit, klubit, punëtorit sportiv, gjyqtarit etj. do të bëhet sipas kritereve. FFK-ja ka kriteret e veta si mund të shpallet më i miri. Pra, kampioni sa pikë mund t’i ketë, fituesi i Kupës së Kosovës, pra të gjitha janë me kritere dhe në harmoni me Rregullore të FFK-së, ka thënë Salihu. Ai në vazhdim thotë se mund të ndodh që ndonjë trajner të jetë i njëanshëm, por jo të gjithë. “Në mbledhjen e fundit që ka mbajtur Komisionin për laureatë isha pjesëmarrës edhe unë dhe pash se sa real e mirë janë vlerësuar futbollistët me pikë nga trajnerët. Trajnerët janë ata që votojnë, ndërsa Komisioni për laureatë i miraton. Deri më tash duke marrë edhe vitet e kaluara mënyra e shpalljes së më të mirëve ka shkuar si është më së miri dhe është edhe shembull. Çdo zarf i ardhur ka qenë i mbyllur dhe vetëm komisioni e ka pasur të drejtën e hapjes së saj. Parregullsi nuk ka në asnjë mënyrë, për gjithçka shkon ashtu si duhet. FFK-ja për më të mirët ka paraparë Kupa e mirënjohje, por jo edhe të holla”, tha Salihu. Sipas tij, në të ardhmen punën e votimit të futbollistëve do të kryejnë sërish trajnerët. “Trajnerët janë më profesional dhe ata edhe të ardhmen është paraparë të bëjnë shpalljen e më të mirit. Vota e trajnerëve deri më tash ka qenë shumë korrekte dhe mënyra më e mirë”, theksoi ai.

 


Free Web Counter
Free Web Counter