Luli afër Peshkopisë

Luli afër Peshkopisë

 Ish kapiteni i Ballkanit të Therandës, Driton Luli, duket se karrierën e tij do ta vazhdoi në futbollin e Shqipërisë përkatësisht skuadrën e kategorisë së dytë, Korabi nga Peshkopia. “Gjatë kontakteve që kam pasur me drejtuesit e Korabit, kam kërkuar që në Peshkopi të stërvitem dy herë në javë, ndërkaq në pjesën tjetër të përgatitem me Lirinë. Në rast se biem dakord për këtë çështje do të kisha pranuar që ti bashkohesha atyre. Në rast të kundërt nuk mund të shkëputem tërësisht nga Prizreni”, bëri të ditur vendimin e tij Luli. Ai tha se ka edhe disa oferta tjera nga vendi, por për të ardhmen e tij do të vendos vetëm pas të bisedoi me drejtuesit e Korabit.


Free Web Counter
Free Web Counter