Liria nisi me përgatitje - Synim kreu i tabelës..

Liria nisi me përgatitje - Synim kreu i tabelës..

 KF Liria nisi fazën e parë përgatitore në parkun e qytetit. Nën drejtimin e shefit të shtabit teknik, Behajdin Gjinali dhe ndihmësit, Sinan Osmani të premten në grumbullim ishin 24 futbollistë.


Nga skuadra nuk është larguar asnjë nga ata që në vjeshtë bartën barren kryesore.Të pranishëm ishin edhe disa futbollistë të rinj si:Faton Palushi (sulmues) e Elbasan Gashi (mbrojtës)nga Studenqani, mbrojtë siKushtrim Mazreku (Arbana) si dhe pas 6-të muajve  qëndrimi tek skuadra juniore , Dinamo (Tirana) janë kthyer sulmuesi Ermal Berisha e Vigan Rexha mesfushor , që të dy nga shkolla e futbollit Liria..

Në stërvitjen e parë munguan Erdogan Brando e Alban Guci.

‘Kemi planifikuar të punojmë kryesishtë me futbollistë të rinj dhe me perspektiv.Mu për këtë edhe kemi anagazhuar disa të rinj nga skuadrat e rajonit.Pres që të përgatitemi sa më mirë dhe shpresoj që kushtet atmosferike të jenë të mira. Synim kemi stabilizimin e skuadrës në pjesën e epërme dhe të vazhdojmë garat për Kupën e Kosovës’, ka thënë , Behajdin Gjinali.
 

Drejtori i skuadrës, Hatmi Gashi në nismë të përgatitjeve ka uruar futbollistët dhe shtabin teknik, ndërsa për ueb faqe u shpreh:’Fillimishtë jemi koncentruar që skuadrën ta stabilizojmë në staza më të gjata.Për këtë u kemi dhënë prioritet gjeneratave të reja, dhe nuk kemi sjellur lojtarë me përvojë. Aktualishtë planifikojmë që gjithë fazat t’i kryejmë në Prizren. Më pas do të shikojmë mundësinë e zhvillimit të ndeshjeve miqësore me skuadrat shqiptare.Ndërsa, në ndërkoh do të provojmë mundësinë e shkuarjes në përgatitje jashtë Prizrenit. E tëra varet nga kushtet financiare.Do të shohim se si do të rrjedhin ngjarjet’, ka thënë ai.Lojtarët që të gjithë ishin mjaftë mirë me shëndet dhe asnjëri nuk shfaqi ndonjë shqetësim shëndetësor.

‘Po besoj që me përkushtimin e të gjithëve , të tregojmë edhe në pranverë se jemi skuadër e konsoliduar. Kemi potencial për të luajtur rol të rëndësishëm, kur dihet se kemi lojtarë mjaftë me përvojë dhe në anën tjetër edhe futbollistë që duan të dëshmohen. Mendoj, që lufta jonë do të jetë për pjesën e epërme dhe mbrojtja e titullit të fituesit të Kupës’, tha kapiteni Mullallari në stërvitjen e parë.


Free Web Counter
Free Web Counter