Lidhja Rajonale për masivizim

Lidhja Rajonale për masivizim

  Futbolli i Kosovës së shpejti do të zgjeron aktivitetet e tija, duke krijuar edhe ligën rajonale të futbollit të Kosovës. Parashihet që Kosova të ketë tri lidhje rajonale, të cilat do ti kanë tri qendra, Prishtina, Mitrovica dhe Prizreni.

Sipas Eroll Salihu, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, tha se qëllimi i krijimit të kësaj lige, është masivizimi i futbollit. “Kjo ide ka rrjedhur për të masivizuar futbollin në të gjitha hapësirat e vendit. Dhe sigurisht se nga aty do të dalin edhe talent të ri në pah”, tha ai. Salihu shtoi se qëllimi i FFK është që të krijoi mundësinë të gjithë të interesuarve për të gjetur vetën në lojën e futbollit. “Mendojmë se me krijimin e kësaj lige do të jetë mundësia shumë e madhe e marrjes me lojën e futbollit edhe të skuadrave tjera të cilat nuk kanë pasur mundësi që të inkuadrohen në ligën e dytë”.

Ndahet futbolli profesionist nga ai amator

Qëllim i kësaj lige sipas sekretarit të përgjithshëm të FFK-së, është ndarja e futbollit profesional me atë amator. “Është një hap drejt ndarjes së lojës së futbollit profesional nga ai amator. Ky edhe është qëllimi kryesor pse menduam të krijojmë një ligë të tillë. Ato skuadra që nuk kanë mundësi të kenë buxhetin e tyre që i siguron pjesëmarrjen në ligat më të larta, do ta kenë mundësinë që të shfaqin ambiciet e tyre me shpenzime shumë më të vogla”, tha ai. Krahas themelimit të ligës rajonale do të krijohet edhe Liga e Dytë unike, e cila tani është duke funksionuar e ndarë në dy grupe. Ndërkaq Superliga dhe Liga e Parë do të vazhdojnë me sistemin e njëjtë. Salihu, thotë që ata do të ishin të kënaqur sikur dy kategoritë e para të futbollit në vend të jenë profesionale, ndërkaq kategoritë e ulëta të funksionojnë si amatorë. “Presim që suksesshëm të gjitha skuadrat e Superligës por edhe ato të Ligës së Parë të jenë profesional, e të tjerat le të funksionojnë si amatore”, tha ai. Megjithatë mekanizmi që i mundëson skuadrave amatore që të ngjitën në ligat më të forta, i jep mundësi që më të mirëve të kalojnë pa problem më lartë. Tri skuadrat e para të ligave të rajoneve do të inkuadrohen menjëherë në ligën e dytë unike, në vend të atyre tri ekipeve që do pozicionohen në fund të kampionatit në ligën e dytë unike. Me këtë rast mund të ndodhë që ligat e rajoneve të zvogëlohen në numër, por Salihi sqaron se ligat do të funksionojnë deri sa të mbetën me më pak se pesë klube në gjirin e tyre. “Kusht për themelimin e ligës do të jetë pjesëmarrja e pesë skuadrave në të, përndryshe nuk mund të funksionoj ajo me vetëm katër ekipe. Ngjashëm do të ndodh edhe nëse më pas paraqiten probleme të tjera”, tha ai. Ndërkaq se si do jetë formula e zgjidhjes, Salihu tha se nuk e kanë menduar por me krijimin e rrethanave të reja do të kërkojnë modalitete të reja.

Liga do të përbëhet nga komisionet

Sekretari i FFK-së, tha se ligat rajonale do të përbehen nga komisionet përkatëse të saj. Ndërkaq shtatë lidhjet rajonale të tanishme nuk do të zbehen por ato do të përfaqësohet në komisionet e ligave që do ti udhëheqin ato. “Ne i kemi nda ligat rajonale të tri sosh pasi mundësia e funksionimit të tyre është me e lehtë. Shembull, lidhja rajonale që do ta ketë qendrën në Prizren do të ngërthej në vete edhe rajonet e Pejës dhe Gjakovës dhe sigurisht se edhe këto do të kenë përfaqësuesit e tyre në këtë ligë”, tha ai. Salihu më pas sqaroi se formimi i komisioneve do të jetë nga tre anëtar që do të vinë nga këto regjione. “Në qershor do të ketë kuvende zgjedhore në se cilin rajon, dhe ata që do të votohen në rajonet përkatëse edhe do jenë anëtar të komisionit të ligës, apo do të caktojnë personat adekuat që mund të ndihmojnë të kryejnë punën e kërkuar në organizime”, sqaroi ai. Sipas statutit të FFK-së, secila skuadër e rajonit ka të drejtë të votës. Ndërkaq sekretari i përgjithshëm tha se ato do të mbikëqyrë edhe nga komiteti ekzekutiv dhe sipas tij do të jenë të kujdesshëm që çdo gjë të shkoi në formë demokratike. “Statuti e rregullon qartë këtë çështje dhe patjetër që ne do të jemi në mbikëqyrje të kuvendeve dhe nuk do të lejojmë që të shkelet statuti” citoi Salihu.


Free Web Counter
Free Web Counter