Kur do te pushoj kjo kenge?

Kur do te pushoj kjo kenge?

 Titulli "Kur do te pushoj kjo kenge" nuk ka te beje me ndonje kenge por eshte vetem nje sinonim i fjales deri kur me kete gjendje futbolli i Kosoves.

10 vite pas daljes nga lufta e 2 vite pas pavaresise eshte po thuajse e njejta situate si ateher e si tani.
Kushtet e dobeta per zhvillim te ndeshjeve,te gjitha stadionet e baltosura gjer ne fyt,duke vequar aty ketu ndonje skuader e cila po mundohet te krijoj paksa kushte me te mira.

Referimi eshte edhe nje nga elementet te cilat po ashtu po e demton futbollin e Kosoves pasi po thuajse ne qdo ndeshje referet bejne gabime amatoreske,e te cilat disa i bejne me deshire e disa nga mosdija.
Problem tjeter jane edhe kushtet e dobeta financiare si dhe pronesia e klubeve,ku nga 12 klube te Superliges se Kosoves vetem 3 jane klube private e 9 te tjere varen nga komunat perkatese dhe nga sponzoret te cilet ne realitet po japin po asgje nuk po marrin.

A thua keshtu me te vertet do na mundesohet te inkuadrohemi ne ne FIFA dhe Uefa,me balten gjer ne fyt,me refer jo te shkolluar,me 0 financa dhe me klube pa pronesi..Keto jane vetem disa nja shume problemeve dhe dobesive qe i preukopojne klubet e ne pergjithesi futbollin tone..
Pas krejt kesaj neve na mbetet te themi vetem "Inshallah".


Free Web Counter
Free Web Counter