Kukaj i mbetet besnik Ballkanit...

Kukaj i mbetet besnik Ballkanit...

 Mesfushori i Ballkanit Flamur Kukaj, tha se ka vendosur që të vazhdoi marrëveshjen me KF Ballkani. Më herët Kukaj për pak sa nuk kaloi në radhët e Lirisë së Prizrenit, por ai vendoi që të mbetët me skuadrën e portokalltë. “Edhe pse ishim shumë afër ndarjes me Ballkanin, megjithatë vendosa që ta vazhdoi karrierën në këtë skuadër dhe të shpresojmë që të arrimë synimin tonë, mbetjen në elitë”, tha Kukaj. Ky i fundit edhe më parë ishte pjesë e Lirisë, prej nga kishte kaluar në skuadrën e Ballkanit. Skuadra e Ballkanit është më e përfolura gjatë afatit kalimtar, pas pakënaqësisë së shprehur hapur të drejtuesve të sajë duke larguar gjysmën e futbollistëve titullarë nga klubi.


Free Web Counter
Free Web Counter