Kosova e Prishtines (femrat) pergaditen per Barcelone

Kosova e Prishtines (femrat) pergaditen per Barcelone

 K.F Kosova e Prishtines (femrat) keto dite ka marre nje ftese per pjesmarrje ne nje turne nderkombetar i cili mbahet ne Spanje,pikerisht ne Barcelone.
Kryetari i klubit Agim Ademi tregon per ftesen dhe po ashtu ai tregon se ata edhe kane filluar pergaditjet qe atje te tregojne sukses dhe njeherit te tregojne se Kosova ka talente qe mund te deshmohen edhe ne klube me renome.


“Ftesa është ardhur nga organizatori i turneut në Barcelonë. Turneu mbahet në muajin maji, ku do të jetë një sprovë e mirë për futbollistet tona. Edhe në të kaluarën kemi marrë pjesë në turne të ndryshme, si në Gjermani, ku zumë vendin e parë, pastaj në skandinavi, pra në Suedi, ku treguam lojëra të mira. Një kohë disa futbollistet te klubit tonë ishin pjesë të skuadrave suedeze, të ligës së parë dhe të dytë, si Xhemile Berisha, Shqipe Krasniqi, Fitore Govori, Lindita Cena, Lumturije Muhadri e Advije Veliu, të cilat tashmë janë kthyer në klubet e Kosovës. Klubi jonë tash veç ka filluar të përgatitet për turneun ndërkombëtar të Barcelonës me synim që të dëshmojë vlertat e veta dhe ta prezantojë edhe futbollin sa më denjësisht të shtetit të Kosovës’, tha Ademi.


Free Web Counter
Free Web Counter