Klub pa zot shtepie...

Klub pa zot shtepie...

 Ndërpriten stërvitjet deri më 15 janar, për shkak të mungesës së mjeteve financiare. Kaosi vazhdon në KF Ferizaj! Kryetrajneri Sojeva pothuajse është dorëzuar para këtij kaosit që gjendet klubi.

Gjendje e mjerueshme mbretëron në klubin e futbollit Ferizaj edhe pas përfundimit të stinorit vjeshtor në Raiffeisen Superligën e Kosovës.

As Kuvendi Komunal dhe askush tjetër nuk interesohen për fatin e klubit, kështu deklaroi Naim Sojeva, kryetrajner.

“Ishim të detyruar t’i ndërprejmë stërvitjet, sepse nuk ka mjete financiare. S’patëm nga t’ia mbajmë pos t’i themi futbollistëve të shkojnë në shtëpi. Ishte vendim i zorshëm, por u deshëm të ndërmarrim. Ndërprerja e stërvitjeve para kohe e dimë se do të na kushtoi në të ardhmen, por kështu nuk shkon më”, ka thënë Sojeva. Ai shtoi: “Klubi është publik, por sa ia vlen kur nuk interesohet Kuvendi Komunal dhe drejtoria e sporteve. Në fakt, klubi i gjithkujt dhe i askujt”. Stinorin vjeshtor e përfunduan ashtu si munden dhe siguruan mjete. Pa kryesi, për faktin se nga fundi i edicionit vjeshtor pati dhënë dorëheqje kryetari i klubit, Betim Çerkini. Tash e kësaj dite klubi ka mbetur pa zot shtëpie.

“Ka kohë që e kam paralajmëruar dorëheqjen, për këtë do të bëjë një ditë, se boll e shtymë me zor”, theksoi kryetrajneri ferizajas. Qyteti i Ferizajt njihet për nga numri i madh i bizneseve, por askush nuk e qan kokë t’ia shtrojë dorën e ndihmës në këto ditë kritike.

“Fakt se mundet të shkapërderdhet klubit po qese vazhdon kjo situatë edhe më tutje. Futbollistë iu thashë shkoni në pushim deri më 15 janar dhe nëse edhe deri atëherë nuk ka asgjë, unw nuk jam më trajner”, tha Sojeva.

Ai tha se nuk i ka dhënë askujt ultimatum. “Kujt t’i japim ultimatum në Kuvendin Komunal, të gjithë janë në fushata parazgjedhore. Kush s’pyet si i keni punët”, nënvizoi tekniku ferizajas.

Në vazhdim Sojeva tha se kaosi vazhdon. “Klub që është në kaos. Nuk e di çka të mendojmë më tutje, kur nuk kemi para dhe as kryesi. Më kënd të ulem e të bisedojmë për këto gjëra. Kujt t’i drejtohem? Shpresojmë se këto të zeza që na ndjekin do të marrin fund ose klubi do të shkapërderdhet”, tha Sojeva.

Kolektiv që e përfundoi vendin e fundit (12-tin) me 13 pikë. “Vet rezultatet e arritura në vjeshtë janë dëshmia më e mirë se sa katastrofë po ndodh në klub. Çdo shpjegim tjetër do të ishte i tepërt”, theksoi ai.

Sojeva tha se pret një riorganizim të klubit. “Sigurisht se pres riorganizim të klubit ose futbollistëve duhet dhënë fletlëshimet dhe të shkojnë nga të duan. Kështu askujt nuk mundem t’i themi eja stërvit pas 15 janari, sepse as vet nuk do të isha i gatshëm pa mjete financiare të punoj”, ka thënë Sojeva.


Free Web Counter
Free Web Counter