Kërkojnë rikthimin e donatorëve të vjetër?

Kërkojnë rikthimin e donatorëve të vjetër?

 Vazhdon gjendja e mjegull në klubin e futbollit Ferizaj. Që nga përfundimi i stinorit vjeshtor e deri më tash klubi është në udhëkryq pa semaforë dhe askush nuk e di se kur do të zgjidhet edhe kryesia e re. Naim Sojeva, trajner tha se situata është shumë e rëndë dhe planifikimi i fillimit të përgatitjeve me 15 janar, me gjasë do të shtyhet edhe më tutje. “Nuk e di kur fillojnë përgatitjet për edicionin pranveror. Gjendja është kaotike dhe kështu as vet nuk e di se çka të bëjë”, tha Sojeva.

Burimet e brendshme bënë me dije se tash e disa ditë bëhen bisedime të fshehta me disa nga donatorët që një kohë i dhanë shumë klubit.

Brenda javës së ardhshme pritet të lëviz diçka pozitive në klubin ferizajas, ose do të janë në situatë edhe më të keqe. Merret vesh se disa nga futbollistët janë të interesuar edhe të largohen nga klubi nëse nuk përmirësohet situata.

Ferizaj vjeshtën e përfundoi në vendin e fundit me 13 pikë dhe është njëri prej skuadrave më të rrezikuara në elitë. Sojeva tha se është në pritje dhe shpreson se një ditë do të bëhet mirë në klubin që ka një histori të gjatë të futbollit, por asnjëherë se deri më tash nuk është ballafaquar me telashe të tilla.


Free Web Counter
Free Web Counter