Kemi punuar edhe në kushte më të vështira

Kemi punuar edhe në kushte më të vështira

 Genc Hoxha, trajner futbolli thotë se është në pritje të ndonjë oferte serioze. Ai nuk e përjashton mundësinë të angazhohet në ndonjë klub, por vetëm nëse i plotësohen kushtet. “Kemi punuar në kushte dhe rrethana më të vështira. E dimë se futbolli është në krizë më të thellë që sa mbahet mend, por edhe në këto kushte jam i gatshëm të punoj. Oferta konkrete nuk ka, por gjërat mund të lëvizin’, tha Hoxha, i cili një kohë të gjatë me sukses ka udhëhequr Besën e Pejës. Hoxha tha se për shkak të krizës që mbretëron në shumicën e skuadrave ka rënie të cilësisë. “Shpresoj që kushtet të përmirësohen të ardhmen dhe të ngritet edhe cilësia”, theksoi Hoxha


Free Web Counter
Free Web Counter