KE vendosi: Stinori pranveror fillon më 5 mars

KE vendosi: Stinori pranveror fillon më 5 mars

 Sot Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës ka mbajtur mbledhjen e vet të radhës nën drejtimin e Fadil Vokrrit, kryetar. Me këtë rast KE debatoi për shumë çështje me rëndësi për futbollin e Kosovës. KE mori vendim që stinori pranveror në Raiffeisen Superligë të nis më 5 mars, ndërsa më 26 shkurt do të zhvillohen ndeshjet e garave të Kupës së Kosovës. KE në këtë mbledhje emëroi ish-futbollistin dhe trajnerin e mirënjohur Ramadan Cimili për përzgjedhës të Përfaqësueses së Kosovës në futsall.


Free Web Counter
Free Web Counter