Kasapi - sa afër, aq larg Besës...

Kasapi - sa afër, aq larg Besës...

 Klubi i futbollit Besa e Pejës mund të mbetët pa shënuesin më të mirë të saj, Fitim Kasapi. Këtë të fundit edhe pse e lidh kontrata për gjashtë muaj me skuadrën pejane, ai ka mundësi të largohet nga Peja për ndonjë skuadër jashtë vendit, para kohe. “Unë kam kontratë deri në fund të këtij edicioni me Besën, por marrëveshja jonë parasheh që kjo kontratë të vlej vetëm për klubet brenda Kosovës, ndërkaq nëse kam mundësi të kaloi në ndonjë skuadër jashtë vendit këtë ma lejon kontrata”, tha Kasapi, i cili gjatë vjeshtës ishte shënuesi më i mirë i ligës, me 11 gola të realizuara.

Nga burime të sigurta merret vesh se në gjah për të siguruar shërbimet e sulmuesit pejan janë vënë dy skuadra nga Mali i Zi, Petrovac dhe ajo e Barit, ndërkaq edhe skuadra Elbasani nga Shqipëria ka kontaktuar pejanin. Kasapi edhe pse në fillim hezitoi të flas për këto kontakte, megjithatë e pranoi se është kontaktuar nga drejtuesit e këtyre skuadrave. “Po është e vërtet që jam kontaktuar nga këto skuadra dhe të shohim se si do të rrjedhin gjërat”, tha ai. Kasapi bëri të ditur se gjatë ditëve në vazhdim do të kontaktoi sërish drejtuesit e këtyre skuadrave dhe me gjasë do të largohet nga Besa. “Derisa ato kanë qenë kontaktet e para, ata kanë shpreh interesimin për shërbimet e mija, tani do të takohemi sërish dhe do të bisedojmë më hollësisht dhe për të vendosur më pas se ku do të vazhdoi kontratën”, tha ai. Shënuesit më i mirë u shpreh se ajo skuadër që do të ofrojë më shumë të holla do të siguroi edhe shërbimet e tij. “Po sigurisht se parësore janë kushtet financiare, por edhe ato për punë. Cilado nga këto skuadra që ofron më shumë, te ajo do të vendos të luaj gjatë stinorin pranveror”, citoi Kasapi. Shtatëshja pejane edhe më parë kishte provuar ligën e Malit të Zi dhe atë të Shqipërisë, si dhe thotë se kjo e fundit e ka nivelin më të lartë të futbollit se ajo malazeze. “Futbolli në Shqipëri ka cilësi dhe konkurrencë më të madhe se ai që zhvillohet në Malin e Zi. Për këtë do të dëshiroja më shumë të luaja në Superligën e Shqipërisë. Në rast se të tri klubet më ofrojnë kushte përafërsisht të ngjashme atëherë do të vendosja pa u hamendur për skuadrën e Elbasanit”, përfundoi Kasapi. Ai me Besën në fund të stinorit vjeshtor ka përfunduar në pozitën e tretë me 26 pikë të tubuara.


Free Web Counter
Free Web Counter