Gani Sejdiu trajner i Trepces '89

Gani Sejdiu trajner i Trepces '89

 Trajneri mitrovicas, Gani Sejdiu do të drejtojë Trepçën ’89 në stinorin pranveror të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll.

Sejdiu të premten është emëruar trajner i skuadrës mitrovicase. Sejdiu në krye të Trepçës ’89 do të qëndrojë të paktën deri në fund të edicionit 2010/2011. Arritjen e marrëveshjes e kanë konfirmuar për Koha Ditore kryetari i klubit Abedin Zeka dhe vetë Sejdiu.

“Kemi arritur marrëveshje me Gani Sejdiun që ai të drejtojë skuadrën tonë deri në fund të këtij kampionati. Bashkëpunimi me Sejdiun mund të vazhdohet edhe pas përfundimit të këtij edicioni. Ne do të mundohemi të plotësojmë të gjitha kërkesat e Sejdiut.

Ka mbetur që ai të vendosë për lojtarët që duhet të angazhojmë para fillimit të stinorit pranveror”, ka thënë Zeka.
Trepça ’89 nuk është e panjohur për teknikun mitrovicas. Në këtë skuadër, Sejdiu edhe ka nisur karrierën si trajner.

Më pas ka drejtuar edhe Renovën, Trepçën dhe Kosovën e Vushtrrisë. Me Trepçën edicionin e kaluar doli kampion i Kosovës. Në stinorin vjeshtor dha dorëheqje nga posti i trajnerit të Trepçës.
Sejdiu ka thënë se ka plane afatgjata me Trepçën ’89. Synim i tij është që këtë skuadër ta bëjë të fuqishme dhe ta stabilizojë në Superligë.

“Nuk kemi pretendime të shpallemi kampion, por na mbetet të punojmë që të mbesim në mesin e tabelës e pastaj të mendojmë për kampionatin tjetër. Planet e mia me këtë skuadër janë afatgjate. Dua të formoj një skuadër stabile dhe të fuqishme për vitet e ardhshme”, ka thënë Sejdiu.


Free Web Counter
Free Web Counter