Filloi afati kalimtar

Filloi afati kalimtar

Nga një janari ka filluar afati kalimtar dimëror për futbollistët, i cili do të zgjasë deri më 31 janar. Zyrtari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Adem Çollakaj, tha se për 31 ditë futbollistët kanë mundësi të shfrytëzojnë edhe ndërrimin e mjedisit. Sipas tij, ky afat kalimtar do të jetë më ndryshe për fakti se pas 31 janarit nuk do të ketë mundësi asnjë futbollist të ndërrojë skuadrën. “Pas përfundimit të afatit kalimtar pavarësisht se është futbollist i lirë nuk do të ketë mundësi të shkojë në ndonjë kub tjetër. Është afati kalimtar deri më 31 janar dhe duhet të shfrytëzojnë ata që kanë ndërmend të ndërrojnë kolektivin”, ka thënë Çollaku.


Free Web Counter
Free Web Counter