FFK nënshkroi kontratë pesëvjeçare me kompaninë"Legea"

FFK nënshkroi kontratë pesëvjeçare me kompaninë"Legea"

 Sot më 15 janar 2011, në lokalet e Kompanisë për pajisje sportive „Legea“ në Albi center në Prishtinë, u nënshkrua kontrata pesëvjeçare ndërmjet kësaj kompanie dhe Federatës së Futbollit të Kosovës, në vlerë prej 750 mijë eurove apo për çdo vit nga 150 mijë euro. Kjo vlerë përfshinë pajisjet komplete sportive për Ekipet Përfaqësuese të futbollit. Me rastin e nënshkrimit të kontratës përfaqësuesi i Kompanisë “Legea“ z. Elvir Paçarada theksoi: “Për kompaninë ‘Legea’ është një nder që ka arritur të mbështetës Federatën e Futbollit si federata më masive dhe më e suksesshme nëpër vite. Shpresojmë që me këtë kemi ndihmuar përpjekjet e FFK-së edhe në drejtim të ndërkombëtarizmit të futbollit të Kosovës. Ndërsa, nga ana e tij kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri me këtë rast duke përshëndetur kompaninë „Legea“ dhe shumë sportistë e sportdashës si dhe mysafirë që kishin ardhur në këtë ceremoni, ndër të tjera tha: “Jemi të kënaqur që kemi arritur këtë marrëveshje dhe falënderoj përfaqësuesit e kompanisë ‘Legea’, për këtë mbështetje e që unë shpresoj se me rritën e kompanisë në Republikën e Kosovës do të rritet edhe mbështetja e saj jo vetëm për Federatën, por edhe për klubet e futbollit. Ne do të punojmë dhe do të angazhohemi maksimalisht si në rrafshin e brendshëm ashtu edhe në rrafshin ndërkombëtar që futbolli i Kosovës të arrijë standardet e duhura dhe të plotësohen synimet dhe qëllimet e të gjithëve”.


Free Web Counter
Free Web Counter