Fazliu i shume kerkuar...

Fazliu i shume kerkuar...

  Sulmuesi më i spikatur i kampionit vjeshtor, Prishtina, Astrit Fazliu, është vënë në shënjestër të shumë klubeve të shteteve të ndryshme. Futbollisti bardhëkaltër tha se ofertë i ka ardhur nga skuadra e ligës së tretë e Suedisë, Sirius. “Oferta ka nga shumë klube, por jam mbetur në udhëkryq dhe nuk e di ku do të shkojë së pari. Në prova pritet të shkojë edhe në skuadrën e Nyrnberg-ut të Gjermanisë, me të cilën luan edhe shqiptari nga Kosova, Albert Bunjaku.

Kam ofertë edhe nga klubet polake, por edhe suedeze. Skuadra e Ljungskile, që bënë pjesë në ligën e dytë suedeze si dhe te disa skuadra tjera. Vizën e kam marrë këto ditë dhe pritet se shpejti të udhëtojë në drejtim të Gjermanisë në prova në Nyrnberg-u ose në Suedi në njërën prej këtyre dy klubeve”, theksoi Fazliu. Ai sqaroi se ka kontratë me klubin edhe një vjet e gjysmë. “Pa lejen e klubit nuk do të firmosi në asnjë klub, pasi që kështu janë edhe rregulla. Klubi kërkon dëmshpërblimin nga klubi me të cilën mund të ndodhë të nënshkruajë’, tha Fazliu.////Kemajl Goca, BOTA SOT


Free Web Counter
Free Web Counter