Erdin Hashani eshte lodhur nga pritja

Erdin Hashani eshte lodhur nga pritja

 Mbrojtësi prishtinas në radhët e Vëllaznimit të Gjakovës, Erdin Hashani ka filluar të humb durimin rreth premtimeve ende të parealizuara nga drejtuesit e klubit gjakovar për kryerjen e obligimeve financiare.


“Sinqerisht pritja ka filluar të bëhet monotone dhe aktualisht nuk shoh rrugëdalje tjetër përveç largimit. Që para festës së Vitit të Ri ka pasur fjalë dhe premtime nga drejtuesit e klubit, por deri më tash asgjë konkrete. Kam vendosur të pres vetëm deri më 25 janar dhe nëse klubi gjakovar nuk i kryen obligimet financiare, atëherë do të negocioj me klubet e tjera të Superligës.Deri më tash nuk kam negociuar me asnjë klub, sepse e kam respektuar Vëllaznimin, por nga e marta jam i gatshëm t’i shqyrtojë ofertat e klubeve tjera pasi nuk ka edhe shumë ditë deri në mbylljen e afatit kalimtar. Normalisht që do të ndjeja keqardhje nëse ndahem me Vëllaznimit, sidomos për shkak të tifozëve. Megjithatë, të ardhurat e vetme i kam nga futbolli, prandaj nuk mund të pres më gjatë.”, ka thënë Hashani


Free Web Counter
Free Web Counter