Edhe Krusha rruges se Doqit

Edhe Krusha rruges se Doqit

 Afati kalimtar dimëror mund të sjellë edhe shumë lëvizje të futbollistëve në elitën e futbollit. Tash kanë filluar zërat se disa nga skuadrat janë në negociata me disa futbollistë cilësorë, por që shumica prej tyre mbahen të fshehur.

Fitim Krusha, njëri prej mesfushorëve më të shkathët të Ballkanit nga Theranda, duket se është afër t’i mbledhë valixhet dhe të largohet nga ky mjedis.

Krusha tha se nuk e përjashton mundësinë që të largohet nga therandasit. Ai theksoi se ka kontratë deri në qershor të vitit 2011, megjithatë, me mundësi që të prishet ajo. Prizrenasi shprehet se ka qenë i kënaqur më mënyrën se si e kanë trajtuar në klub dhe me pagën që e ka marrë, por shikon mundësinë të shkojë në ndonjë kolektiv tjetër.

“Gjasat janë të pakta të qëndrojë në Ballkan, jo që nuk jam i kënaqur, por dua të shikojë diku më mirë”, theksoi Krusha.

Cilat janë arsyet që mesfushori dëshiron të largohet nga therandasit? “Sa e shoh nuk janë punë bash mirë në Ballkan tashmë dhe për atë duhet të largohem. Tek e fundit ka telashe madje edhe fushë të veten nuk ka pasur gjatë vjeshtës, e cila ishte në renovim. Ende nuk kam vendosur dhe as që jam takuar me drejtuesit e klubit. Kohët e fundit jam orvatur të kontaktojë me ta, por ka qenë e pamundur. Mbetet të shohim në ditët e ardhshme sesi do të veprojë për të ardhmen time”, është shprehur ai. Krusha nuk ka asnjë ofertë, por a ka gjasa të kthehet në klubin që bëri emër dhe u rrit në KF Liria. “Asgjë nuk mund të them. Nuk bëhet fjalë për Lirinë, por të shohim ditëve të ardhshme”, nënvizoi Krusha.

Situata e renduar në skuadrat e ndryshme të futbollit të Kosovës paksa e ka dëshpëruar Krushën. Ai thotë se nuk e mban mend kur e ka parë më keq futbollin se sot. “Kushtet janë të mjerueshme në futbollin e Kosovës. Ka rënë cilësia, si dhe pagesa e futbollistëve. Nuk është sikur pas luftës ku ka qenë rivaliteti dhe cilësia më e mirë sigurisht edhe pagesa më e mirë. Situata është ndryshe dhe mezi po mbijeton ky sport. A ka dëshpërim më të madh se kur e sheh futbollin në këtë gjendje të sakatosur dhe vazhdimisht duke u fundosur dhe jo duke dalë nga gjendje kaotike”, theksoi mesfushori prizrenas.

Sipas tij, ky sport është lënë në mëshirën e kohës, por me shpresë se do të këndellen se shpejti dhe do të dalë në binarë.


Free Web Counter
Free Web Counter