Dy golat e tij për titull

Dy golat e tij për titull

 Ndër më meritorët që KF Trepça nga Mitrovica këtë vit u stolis me titullin e kampionit të Kosovës, pas 17 vjetësh ishte sulmuesi i kësaj skuadre, Elvis Osmani. Pikërisht ishte ky futbollist i cili ngriti lartë Kupën e Kampionit pas pranimit që e mori nga i pari i futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri. Osmani gjatë edicionit të kaluar ishte futbollisti më i frytshëm duke qenë shënuesi më i mirë i ligës. Është karakteristik e këtij futbollisti, i cili është i vetmi që vazhdimisht ka qenë pjesë e dhjetë lojtarëve më të mirë që i ka shpallë, Federata e Futbollit të Kosovës, pas luftës. Osmani për disa vite me radhë ishte pjesë e rivalit lokal të Trepçës, asaj të Trepçës '89. Por përkundër paraqitjeve të mira që kishte me 89 shin, suksesin më të madh në karrierë e arriti me skuadrën aktuale, në të cilën kishte pohuar më parë se dëshiron të përfundoi karrierën. Osmani për dallim nga futbollistët tjerë të spikatur në vend, të cilët kanë shëtitur nëpër skuadra të ndryshme i ka qëndruar besnik futbolldashësve mitrovicas, duke qëndruar në qytetin buzë Ibrit. Megjithatë kalimi i tij nga një skuadër te tjetra e qytetit nuk ishte pritur mirë në fillim nga adhuruesit e tij të cilët e kishin përkrah në çdo ndeshje që ai kishte zhvilluar.


Free Web Counter
Free Web Counter