Drita, përforcime nga Maqedonia

Drita, përforcime nga Maqedonia

 Skuadra e Dritës nga Gjilani, anëtare e Ligës së parë së Kosovës, ka konfirmuar se ka siguruar shërbimet e tre futbollistëve shkupjan, Florent Osmani, Mentor Idrizi dhe Zekirja Bilalli.

Të tre futbollistët pjesë e skuadrës nga Gjilani do jenë në gjashtë muajt e ardhshëm.

“Kemi arritur marrëveshje me skuadrën e Dritës. Personalisht jam i kënaqur me marrëveshjen e arritur si dhe nga kushtet që m’i ofroi kryesia e Dritës. Së bashku me mua pjesë e këtij ekipi do të jenë edhe Mentor Idrizi dhe Zekirja Bilalli. Pritet që më 23 janar të shkojmë në Gjilan, pasi atëherë do të startojmë me përgatitjet”, u shpreh për mediat shqiptare në Maqedoni, Osmani, i cili së fundi ishte pjesë e anëtarit të Ligës së parë të Maqedonisë, “Skopje”. “

Përndryshe, skuadra e KF Drita nga Gjilani aktualisht mban pozitën e parë në Ligën e parë të Kosovës me gjithsej 34 pikë dhe është favorit kryesor për t’u plasuar në Raiffeisen Superliga.


Free Web Counter
Free Web Counter