Doçi në mes Ballkanit dhe Karllovacit

Doçi në mes Ballkanit dhe Karllovacit

 Futbollisti prizrenas, Patrik Doçi, i cili në stinorin vjeshtor ishte paraqitur me skuadrën e Ballkanit, tha se është duke provuar që stinorin pranveror të luajë në ligën e parë kroate, te skuadra e Karllovacit. Por në rast se atij nuk i realizohet dëshira që të provohet në futbollin e Kroacisë, ai e ka vendin e sigurt te skuadra e Ballkanit. “Unë jam marrë vesh me drejtuesit e Ballkanit që edhe për stinorin pranveror të jem pjesë e skuadrës së tyre, por në rast se arrij të merrem vesh me skuadrën kroate, atëherë do të vazhdoi të luajë në atë skuadër. Për këtë gjë jemi marrë vesh me drejtuesit e Ballkanit, pasi ata më kanë thënë që nuk do të jenë pengesë e këtij kalimi”, bënë të ditur Doçi. Ditë më parë, mesfushori në Therandë kishte ardhur nga skuadra e Trepçës së Mitrovicës, kishte lënë mundësin e largimit nga therandasit, por tani thotë se nëse mbetët në futbollin e Kosovës nuk do të ndërroj mjedisin. “Nuk kam asnjë arsye që të largohem nga Ballkani për ndonjë skuadër tjetër të vendit. Nga fillimi këtu jam pritur mirë dhe besoi se kështu do të vazhdoi edhe në të ardhmen. Nga burime brenda klubit merret vesh se këto ditë ndaj Doçit, drejtuesit e Ballkanit i kanë kryer të gjitha obligimet financiare dhe se tani mbetja e tij në skuadër është punë e kryer. Vetë ai e pranon se tani ndaj tij të gjitha borxhet janë të shlyera, por sipas tij ka mbetur që pas provave që do të ketë në Kroaci të merren vesh me detajisht për kontratën e re. “Më parë ata na kishin mbetur një rrogë borxh, ndërkaq tani ata i kanë kryer të gjitha obligimet që kanë qenë të obliguar për stinorin vjeshtor, për pjesën e dytë të kampionatit do të ulemi dhe të merremi vesh në rast se nuk do të qëndroi në Karllovac”, tha ai, duke thënë se drejtuesit e kësaj skuadre ti kenë dalë në fjalë. Ballkani në këtë edicion ishte kthyer pas dhjetë vjetësh në elitën e futbollit të Kosovës. Të portokalltit ishin përforcuar me futbollistë të dalluar, duke u cilësuar nga shumë ekspert edhe si skuadër pretenduese për titull të kampionit. Por ata sikur zhgënjyen pasi në fund të stinorin u renditën në pozitën e parafundit në tabelë, me16 pikë të fituar, pas tri fitoreve, shtatë humbjeve dhe barazimeve. Pos përforcimeve në skuadër, Ballkani do të mundohet që për pranverë të përfundoi renovimit e stadiumit të qytetit në Therandë, pasi në vjeshtë ishte detyruar që ndeshjet si vendas ti zhvilloi në Prizren


Free Web Counter
Free Web Counter