Bekim Isufi trainer i ri i Drites

Bekim Isufi trainer i ri i Drites

 Ish-futbollisti i shumë skuadrave kosovare, Bekim Isufi ka nisur karrierën si trajner. Isufi të shtunën është emëruar trajner i Dritës së Gjilanit, skuadër në të cilën u bë i njohur si futbollist. Isufi 34-vjeçar, skuadrën gjilanase do ta drejtojë të paktën deri në fund të këtij kampionati. 


"Kam arritur marrëveshje me drejtuesit e Dritës për të marrë drejtimin e skuadrës ku kam kaluar shumë vite si futbollist. Jemi marrë vesh për gjashtë muaj, me mundësi të vazhdimit të bashkëpunimit", ka njoftuar Bekim Isufi. 

Isufi para një viti i dha fund karrierës si lojtar. Së fundi luajti për KEK-un. Më herët ka luajtur edhe për Flamurtarin, Besianën, Gjilanin dhe shumë vite për Dritën. Ishte kapiten shumëvjeçar i Dritës, ndërsa e ndihmoi këtë skuadër të fitonte disa trofe. Ishte edhe reprezentues i Kosovës. Isufi para dy vitesh është shkolluar për trajner futbolli në Gjermani. 

Drita bën gara në Ligën e Parë. Edicionin vjeshtor e përfundoi në pozitën e parë me 34 pikë, pesë më shumë se përcjellësi i parë, Gjilani. Dritën në vjeshtë e drejtoi Musa Selimi. 

"Synimet për pranverë janë që të ruajmë pozitën e parë në klasifikim dhe të kthehemi në Superligë, aty ku edhe e kemi vendin. Një skuadër e madhe dhe me të kaluar të pasur si Drita duhet të luajë në kategorinë më të lartë të futbollit kosovar", ka shtuar Isufi.


Free Web Counter
Free Web Counter