Ballkani fillon te stabilizohet...

Ballkani fillon te stabilizohet...

 Skuadra e Ballkanit me ne fund ka arritur te stabilizohet pas largimeve te shumta nga skuadra dhe si duket tani edhe kriza financiare ishte histori e kaluar.

Ne mbledhjen te mbajtur mbreme (e merkure) drejtuesit e skuadres portokalli kane vendosur qe shtabit teknik te kesaj skuadre t'i prije Zymer Elshani dhe ndimes i tije do te jete Ardian Basha i cili ishte ndihmes edhe i dy trejnereve te kaluar Adil Vokrri dhe Skender Shyngyli.

Po ashtu ne kete mbledhje eshte qartesuar edhe e ardhmja e disa lojtareve te cilet ishin pjeses e K.F Ballkanit stinori vjeshtor. E ata lojtare jane: Mirsad Idrizi,Agron Istrefi,Fillim Guraziu,Krenar Jashari,Fitim Ramadanaj,Getoar Jashari,Mentor Kryeziu,Arbnor Kuqi dhe Liridon Kabashi i cili ishte pjese e Lirise sezonin e kaluar.

Besim Kuqi,drejtor i K.F Ballkanit u shpreh keshtu ne lidhje me keto ndryshime si ne shtabin teknik edhe tek lojtaret: "Keta lojtar do mbesin ne klub,ketyre do u shtohen edhe lojtare nga junioret dhe keshtu ta bejme nje skuader solide e cila do siguroj mbijetesen ne superlige."

Synim tjeter eshte mbajtja ne skuader edhe e Patrik Doqit dhe Fitim Krushes si dhe transferimi i Mensur Idrizit,vellaut te Mirsadit.

Ndersa Zymer Elshani menjeher pas emrimit si trajner i skuadres portokalli u shpreh keshtu"
“E di se do ta kemi vështirë, pasi klubi gjendet në vështirësi në aspektin ekonomik, por unë e pranova me kënaqësi këtë post që m’u besua. Do të mundohem që t’i bind disa prej lojtarëve që të mbeten në klub, pra që ta kem brumin, në mënyrë që ta bëj një kombinim me lojtarë të rinj dhe të kemi paraqitje pozitive në pranverë”.


Free Web Counter
Free Web Counter