A shitet autoriteti për një pagë?

A shitet autoriteti për një pagë?

 Futbolli në Kosovë po kalon periudha të vështira në shumë pikëpamje sidomos në çështjen financiare.

Shumë klube ballafaqohen me gjendje të vështirë financiare dhe vet ato e dinë se si ia dalin të përfundojnë një kampionat. Në situata të pakëndshme janë edhe trajnerët, të cilët shumica prej tyre e sigurojnë edhe kafshatën e bukës për kësaj zeje.

Disa emra të njohur të këtij sporti kanë mbetur të paangazhuar apo thënë më mirë të papunë, si Hysni Maxhuni, Genc Hoxha, Gani Sejdiu, Arsim Abazi, Adil Vokrri, etj.

Disa nga trajnerët thonë se është vështirë të kthehet në këtë zeje në rrethanat dhe kushtet çfarë aktualisht frymon futbolli. Disa janë në pritje të ofertave më joshëse. Ka edhe trajnerë që iu afrohen kushtet e mira, por assesi nuk duan t’i hyjnë kësaj zeje për shkak të një të kaluare jo edhe aq të mirë. Hysni Maxhuni, emër i njohur është i zhgënjyer tej mase me gjendjen që e sheh të futbollit në Kosovës. Atij iu dhimbsen në shpirt shumë talent që zbulohen dhe shuhen për një vjet për shkak të menaxhimit të dobët që kanë pothuajse shumica e skuadrave. Maxhuni thotë se duhet luftuar për ngritje të cilësisë dhe jo vetëm sa për të marr pagat. Më një fjalë, sipas tij, nuk shitet autoriteti për një pagë! Gani Sejdiu, trajner i vyer, që bëri kampione Trepçën, është në pritje të ofertave serioze. Ai e pranoi se ka pasur raste kur kanë tentuar kryesitë të përzihen në kompetencat e tija, por asnjëherë nuk ka lejuar të ndodh kjo, sepse ka treguar karakterin e fortë të një trajnerit profesionist.

 

Maxhuni: S’jam trajner formalisht

Zhgënjimi i Maxhunit është i madh. Ai thotë se nuk mund të jetë trajner formal, po qese nuk e përdor autoritetin ashtu si duhet përdorur një trajner. “Nuk ka kushte për punë në klubet e Kosovës. Nuk them të të gjitha klubet, por të shumica. Nuk jam trajner formal, por thjesht dua që dijen të shfaqi të futbollistët. Aktualisht nuk jam i interesuar të kthehem në zejen e trajnerit në Kosovë në këto rrethana e kushte. Kam oferta nga klubet jashtë Kosovës, por të cilat i refuzova. Njëherë po pushoj, të shohim më vonë”, ka thënë Maxhuni. Shumë pakënaqësi ka Maxhuni e veçanërisht te disa kryesitë e klubeve se si e menaxhojnë situatën. “Shumë më dhimbsen talentet e futbollit. Ka aq shumë talent, sa iu duhet një trajtim më serioz dhe profesional dhe të shpërthejnë në sipërfaqe. Vetëm tek ne ndodhë që talenti shuhet për një vit! Dua të punojë në mënyrë profesionale dhe jo të angazhohem sa për një pagë. Nuk është e rëndësishme paga, sa është domethënëse të zbulojmë, formojmë talent dhe të ngritim cilësinë nëpër klube”, theksoi ai.

Pse nuk angazhohet Prekazi?

Luan Prekazi, njëri prej trajnerëve më të vyer, tregoi arsyet pse nuk është i angazhuar në klubet elite.

“Në parim nuk punoj me klubet e Superligës, për faktin se kam një marrëveshje me KF Hysin për organizim të një Akademie të futbollit. Tash për tash jam i angazhuar si drejtor i shkollës së futbollit Hysi si dhe në organizimin e Akademisë, e cila pritet të startojë në pranverë. Tash është duke u punuar në rregullimin e fushës ndihmëse, e cila pasi të bëhet e gatshme do të nis Akademia e futbollit”, theksoi Prekazi.

Sejdiu: Nuk shkoj turli klubi!

 

Trajneri Gani Sejdiu shpreson se shpejti të gjej punë. Sejdiu tha se zejen e trajnerit e ka edhe bukë dhe pa të është vështirë të jetohet. “Është e kuptueshme se kushtet janë të vështira për punë, por nuk e përjashtojë mundësinë të angazhohemi në ndonjë klub. Gjithmonë jam i gatshëm t’i përvishem zejes së trajnerit, sepse e kam edhe bukë. Mirëpo, nuk mund të shkojë në turli klubi, por te ato që kanë një organizim më të mirëfilltë dhe që ka kushte për punë”, tha Sejdiu. Kohët e fundit është përfolur se Sejdiu është afër të nënshkrimit të kontratës me Trepçën ’89 nga Mitrovica.

“Më askënd nuk kam kontaktuar. Kam dëgjuar thashetheme të ndryshme, por me mua askush s’ka biseduar nga drejtuesit e KF Trepça ’89. Fundja, nëse më ofrohen kushtet do të nënshkruajë, për arsye se këtë klub kam kaluar një periudhë të mirë”, theksoi ai. Sejdiu thotë se sa ka qenë trajner qoftë në Kosovë të Vushtrrisë apo Trepçës të Mitrovicës, nuk ka ndodhur kush t’i përzihen në kompetencat. “Gjithmonë kam treguar autoritet të trajnerit dhe askush s’ka mundur të përzihen në kompetencat të mija. Aty ku jam trajner unë, askush nuk e ka atë privilegj nga kryesitë të më përzihen në përcaktimin e 11-shit të parë”, ka thënë ish trajneri i Trepçës.


Free Web Counter
Free Web Counter