K.F Ballkani ne pranver luan ne stadium te vetin

19/12/2010 03:42

 K.F Ballkani eshte nje nga dy skuadrat te cilat u promovuan kete vite ne Superligen e Kosoves pas 10 vjet mungese dhe keshtu edhe drejtuesit e kesaj skuadre filluan edhe renovimin e stadionit te tyre.
Por pas nje fillimi brilant dhe ku pritej qe skuadra ti luante ndeshjet e saj ne stadion,kjo mbeti vetem nje deshire per stinorin vjeshtor,pasi dolen ca probleme qe nderpren punimet.

Dhe tani kur perfundoi stinori vjeshtor kryesia e klubit jane te bindur se skuadra portokalli ndeshjet e saj ne sezonin pranveror do ti zhvilloj ne stadionin e tyre dhe ate duke filluar nga ndeshja e pare ku kjo skuader luan si mikeprites i Vllaznimit.

Nje burim brenda klubit portokalli ka deklaruar per sajtin tone se tani te gjitha punet kan perfunduar dhe pritet qe pas vitit te ri do rifillojne punet per perfundimin e puneve ne stadion.
" Tani kemi kryer te gjitha pregaditjet dhe po ashtu kemi siguruar edhe mjetet financiare dhe presim qe te ndriqet koha dhe te fillojme punet qe ti mundesojme skuadres te zhvilloj ndeshjet ne Therande dhe po ashtu tu mundesojme edhe shikuesve tane qe ndeshjet e skuadres se zemres ti ndjekin ne Therande pasi qe dihet se ne stinorin vjeshtor te gjitha ndeshjet si vendas i kemi zhvilluar ne Prizren." - shtoi ai.

Pos renovimit te stadionit kryesia e klubit eshte duke shikuar edhe mundesine per perforcim me lojtare cilesor pasi para pak kohesh ata liruan 6 lojtare si Bujar Thaqi,Denis Isaja,Driton Luli,Robert Gjeraj ,Lavdim Hyseni dhe Arbnor Kuqi.
 


Free Web Counter
Free Web Counter